STOP- EMISIONI 148 (SEZONI 4) 27 mars 2019-Skandali, i marrin shtëpinë në bllok, për shkak të një borxhi të të vëllait.

Për borxhin e një qytetari po i merret prona vëllait të tij në mes të bllokut, edhe pse ky i fundit, nuk ka lidhje ligjore me këtë detyrim.Në kohën, që u konstatua kjo shkelje, iu hoq licensa dhe ra në pranga përmbaruesi privat Fatos Alimadhi.Por dosja përmbarimore në mënyrë të cuditshme u transferua në shoqërinë përmbarimore TDR grup.Problemi i pronës mes vëllezërve Naim e Avni Noka, është transferuar edhe te Jonida Dusha, pasi kjo e fundit jeton me qira në shtëpinë e Avni Nokës.Jonida tregon, se është përballur me forcat policore, që i kërkonin të lironte shtëpinë, pa e njoftuar më parë.

Si vidhet celulari në autobusin urban.

Këtë të mërkurë nuk mungoi takimi i përjavshëm i kryeministrit Rama me portalin e bashkëqeverisjes.Mes atyre, që kishin kërkuar ndihmë, ishte edhe një e re nga Vlora, që nuk e kthenin në punë në Ministrinë e Turizmit, edhe pse kishte fituar të drejtën me vendim gjyqësori.Qytetari Altin Dajlani tregon në “Stop”, se i kanë vjedhur celularin në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Ai ka bërë kallzim në komisariatin numër 3, pasi incidenti ndodhi në stacionin Zogu I, por pas 6 muajsh nuk ka një përgjigje. Altini disponon edhe videon e kamerave të autobusit, megjithatë, kjo nuk e ka zgjidhur problemin e tij.

Shkozë, personi pa licënsë shet ilacet si domate

Banorët e zonës Shkozë, ankohen në “Stop”, se personi, që tregton ilace në farmacinë “Bora 1”, nuk ngjall besim e nuk duket të jetë profesionist.Gazetarja i drejtohet kreut të Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, e cila tregon, sesa e thjeshtë është bërë për të hapur një farmaci si biznes. Deri në vitin 2009 këtë biznes mund ta hapnin vetëm farmacistët, por tani mund ta bëjë kushdo.Përsa i takon farmacisë “Bora 1”, personit, që tregton, i mungojnë mjetet identifikuese dhe sipas dokumentacionit, në këtë farmaci, duhet të ushtrojë profesionin vetëm zonja Dorjana Madani.Më pas një sqarim për fshirjen e të dhënave nga tabletat antigrip Oledrohot. Në cdo tabletë ato janë të gdhendura në mënyrë të pandryshueshme.

Të Fundit