STOP-EMISIONI 147 (Sezoni 9) 27 Mars 2024-“Super p*dha”, fëmijë kopshti vihen të këndojnë e kërcejnë banalitete

Në redaksinë tonë ka ardhur një video, që tregon festën e 7 marsit në kopshtin “Zarife Hasani”. Në pamje të parë duket një festë normale, por teksti i këgës, që kërcejnë të miturit, është i mbushur me fjalë të papërshtatshme.Sipas informacioneve tona në mesin e fëmijëve është dhe një i mitur me crregullime të spektrit autik.Në iu drejtuam kopshtit në fjalë dhe titullarja tha, se kjo këngë është vënë, pasi e ka kërkuar një prind. Të njejtën përgjigje jep edhe edukatorja, që po zhvillonte aktivitetin argëtues. Në kopshtin, ku u zhvillua festa e 7 marsit me këngë të papërshtatshme për fëmijët, ka edhe punonjëse sociale dhe psikologe. Pasi panë videon, punonjëset në fjalë u shprehën, se është skandaloze.Vilme Plaku, drejtoresha e arsimit Kamëz, thotë, se do të caktojë një përgjegjës, që të kontrollojë cdo veprim, apo sjellje në raste aktivitetesh.Nga ana tjetër, p;sikologet Denata Toce dhe Brunilda Laboviti, shpjegojnë ndikimin që kanë modele të tilla te fëmijët, e sidomos tek ata me probleme të spektrit autik.

Rreth një vit më parë treguam me zë dhe figurë, se dhjetra qytetarë të zonës së Devollit ishin punësuar fiktivisht. Ata punonin në sektorin privat dhe rezultonin njëkohësisht si punonjës Bashkie në Bilisht.Kështu Elton Kupe punonte si shofer kamioni, por figuronte edhe si shofer i kryetarit Bashkisë Bilisht.Ergi Agolli dhe Marsel Muzikanti shkonin me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar, që figuronin në bashki.Bilbil Metolli punonte në një karburant në Bilisht dhe në bashki. Aurel Xhacka punonte si taksist në rrugën Bilisht-Selanik dhe njëkohësisht punonjës shërbimi në bashki. Ne takuam në atë kohë edhe kryetarin e Bashkisë Devoll Eduard Duro, i cili fillimisht tha, se jepte dorëheqjen, nëse këto probleme rezultonin të vërteta. Por më pas pranoi, se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.Pas transmetimit Prokuroria e Korcës regjistroi kryesisht procedimin për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. Kjo cështje po hetohet nga prokurori Olger Eminaj, i cili prej një viti vetëm po e zvarrit hetimin.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ditët e fundit ka postuar në rrjetet sociale pjesë nga programi i tij stërvitor. Gjatë fundjavës, Meta u pa të ngjiste lartësitë, ndërsa me nisjen e javës së re, ia dedikoi kohën e lirë peshave e litarit.

Të Fundit