Kamera e fshehtë e emisionit “Stop”tregon, sesa të vështirë ua bëjnë kalimin për në Itali, punojësit e portit të Vlorës.Një qytetar pret një biletë për në Brindizi, në një agjensi pranë Portit të Vlorës.Por atë nuk e lenë të niset pa garancinë e një shtetasi italian.Në terminalin e udhëtarëve ai takon Romeon, një sekser, i cili mundëson kalimin e kufirit kundrejt pagesës nën dorë.Më pas në skenë del Gazi, i cili ka një agjensi udhëtimi dhe është sekseri kryesor në Portin e Vlorës për kalimin e qytetarëve drejt Italisë duke marrë ryshfet.
Sot festohet dita e Sulltan Novruzit, më e rëndësishmja e komunitetit bektashian. Edhe ne në studio ndajmë një byrek me bimë jeshile, për të parë, se kujt i takon fati për këtë vit.Ne ishim edhe mes bektashijve, për t’i pyetur, se cfarë simbolizon për ta kjo ditë e shënuar.Dita e Sulltan Novruzit simbolizon ditëlindjen e Imam Aliut.Në këtë ditë çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa dhe ringjallja për gjithë njerëzimin.
Në ditën e dytë të përpjekjeve për të kaluar nga Porti i Durrësit për në Brindizi, Gazi, sekseri i agjensisë së udhëtimit, na tregon, sesi do të bëhet kalimi, duke folur me një punonjës policie në sportelin, ku vulosen pasaportat. Gazi thotë, se 100 euro i do punonjësi i policisë, për të mos nxjerrë probleme.Më pas është Miri, ai që përpunon garancitë italiane false në kompjuter.Për 30 euro, Miri të bën me garancinë e shtetasit italian Vittorio Inatrio nga Kozenca me banim në Lecce.Pas sigurimit të dokumentave dhe dhënies së 130 eurove i drejtohemi terminalit të udhëtarëve në portin e Vlorës, ku paguajmë edhe 10 euro të tjera për punonjësin e sigurisë, që të kalojmë pa rradhë. Kalimi bëhet me makinë dhe punonjësi i policisë na udhëzon të shkojmë te sporteli, ku është Pëllumbi, që të kalojmë pa problem.Në këtë mënyrë, me plot 170 euro të shpërndara nën dorë, përvec biletës, udhëtimi ynë drejt Italisë, bëhet i mundur.