Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit

Kjo e Enjte shënon ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, ndërsa më 21 Prill është festa e prishjes së Ramazanit ose Fiter Bajrami.

Ky muaj agjërimi është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në librin e Kuranit.

Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore.

Pjesa më e madhen e qytetarëve që agjërojnë ndodhen në Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Algjeri, Tunizi, Jemen, Siri, Irak, Iran, Turqi, Kosovë, Shqipëri e shumë shtete të tjera.

Ditën e djeshme kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, nëpërmjet një videomesazhi uroi të gjithë besimtarët myslimanë në këtë muaj të shenjtë.

Ai bëri thirrje që besimtarët shqiptarë gjatë këtij muaji të jenë më solidarë me familjet në nevojë. Ndër të tjera ai tha të lihen mënjanë mospajtimet, mëritë dhe egoizimi.

Të Fundit