STOP-EMISIONI 137(Sezoni 8) 13 Mars 2023-“Po vdiqe, me mire”! dhunon bashkefshatarin me sepate, lihet i lire. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 137(Sezoni 8) 13 Mars 2023-“Po vdiqe, me mire”! dhunon bashkefshatarin me sepate, lihet i lire.

Më 17 shkurt 2023, Flurat Godaj tregon, se bashkëfshatari i tij, Krenar Likskëndaj, i zuri pritë në rrugë dhe e dhunoi rëndë më pjesën e pasme të sëpatës.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj, Selenicë. Sipas denoncuesit, nuk ka një arsye për këtë dhunë të ushtruar ndaj tij. Por sot Flurati qëndron i fshehur larg fshatit, pasi ka frikë, se autori mund ta gjejë dhe ta dhunojë sërish. Flurati tregon, se pas agresionit, Krenari është lënë i lirë. Sipas tij, edhe më parë autori ka ushtruar dhunë te bashkëfshatarët e tjerë dhe sërish nuk është dënuar.Flurati, që nga ajo ditë, gjendet i shtrirë në krevat, i paaftë.OPGj thotë, se është faji i mjekut ligjor, që dhunuesi është i lirë, pasi fillimisht akuza ishte për plagosje të rëndë.Por mjeku ligjor Alban Hazizaj, shpjegon, se për shkak të frakturave ai ka dhënë raport mbi 9 ditë.Juristja Drita Agaj shpjegon, se agresori duhet të izolohet. Lënia në qetësi, sipas saj, e bën më të dhunshme këtë kategori.

Një video e një vjedhjeje spektalore është bërë virale orët e fundit. Ngjarja ka ndodhur në Valverde, në Catania të Sicilisë. Grabitësit kanë zhvendosur me eskavator gjithë sportelin e postës “Postamat”. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mes 11 dhe 12 marsit.

Në 30 janar të këtij viti transmetuam problemin e zotit Bilbil Cjapi, i cili kishte punuar në kompaninë Albpetrol dhe në 2014-ën ishtë pushuar nga puna padrejtësisht. Për këtë arsye ai hapi proces gjyqësor, i përfaqësuar nga avokati Ilir Hasa. Në 2017-ën, Gjykata e shkallës se parë në Fier vendosi, që Bilbil Cjapi të dëmshpërblehej me shumën 113 milionë lekë të vjetra. Sipas bashkëshortes së Bilbilit, avokati nuk kishte depozituar gjysmën e parave, ashtu edhe sic ishte firmosur akt-marrëveshja. Vëllai i Bilbilit shkoi tek avokati dhe mori 5 milionë lekë në emër të të vëllait, të cilit nuk ia dha kurrë. Gramoz Cjapi, vëllai i Bilbilit, është drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe në një audio regjistrim u dëgjua pohimi i avokatit, që tregon, sesi Gramozi, ia mori paratë.Pas këtij transmetimi, Prokuroria pranë rrethit gjyqsor Fier ka regjistruar kallzimin për veprat “Mashtrim dhe Shpërdorim detyre”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *