STOP-EMISIONI 136(Sezoni 6) 15 Mars 2021-Tirane/ Shkon te mjekohet ne QSUT, dhunohet nga mjeku kardiolog.

Qytetari, Gerald Bajraktari, tregon, se në datën 6 mars 2021, shkoi në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, pasi iu ngrit tensioni. Ai vuan nga “Atak Panik”.Pacientët, që vuajnë nga kjo sëmundje, ndër të tjera, ndjejnë ftohtë, kryesisht në gjymtyrë. Geraldi thotë, se pasi kishte pirë një medikament, që ia ka rekomanduar një mjek gjerman, u stabilizua disi, por kishte ftohtë nga këmbë. Në këto kushte i kërkoi mjekut kardiolog Elton Çalliku, një batanije, por mjeku iu përgjigj me arrogancë dhe duke menduar, se po filmohej i bërtiti dhe e qëlloi në fytyrë me pëllëmbë.Geraldi thotë, se versionin e tij është gati ta mbrojë kudo dhe kërkon që institucioni të hapë kamerat.Në një bisedë të mëvonshme me pacientin, mjeku e pranon aktin, por thotë, se ishte i stresuar, për shkak të një lajmi të keq për shëndetin e një kolegu.Ndërsa në një sqarim për “Stop”, mjeku Elton Calliku shprehet, se pretendimet e zotërisë, se është goditur me qëllim nga ana e tij, janë të pavërteta.

Gjatë fundjavës gurra popullore ka krijuar një këngë për presidentin Ilir Meta. Kënga vjen nga Gëzim Ahmetaj dhe titullohet “Jetë të gjatë o Ilir Meta”.Djë ishte dita e verës dhe Elbasani, qyteti i traditës së kësaj feste, u shndërrua në arenë beteje mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së. Në Elbasan ishte dhe Klintoni,i cili na sjell atmosferën e festës dhe konkursin e ballokumeve.

Ndodhemi në fshatin Syzezë në Urën Vajgurore. Agim Hasanaj prej kushteve të vështira, ka kërkuar t’i ndërtohet një shtëpi, e cila filloi nga Bashkia në vitin 2017, por nuk përfundoi kurrë.Shtëpia sot është pa dritare, pa dyer dhe pa tavan. Agimi thotë, se nga kryetarja e bashkisë, i është thënë, se nuk ka më fonde. Në këtë gërmadhë jetojnë 6 veta dhe një fëmijë i vogël një muajsh me kempin e djalit 100 mijë lekë të vjetra.Jemi drejtuar në bashkinë e Urës Vajgurore dhe kemi komunikuar me punonjësen e sektorit të të pastrehëve. Ajo thotë, se rindërtimi i shtëpisë së Agim Hasanajt ka nisur në vitin 2017 me ndihma të donatorëve dhe nuk ka patur më fond, për ta përfunduar. Në mbledhjen e të martës, objekti mund të miratohet për përfundim.

Të Fundit