STOP-EMISIONI 135 (Sezoni 9) 8 Mars 2024-Shemb pallatet e dëmtuar nga tërmeti, bashkia Vorë hedh banorët në rrugë

Jemi në Marqinet 1, zonë e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019. Dy pallate, ku banonin 17 familje, u dëmtuan plotësisht dhe banorët përfunduan në cadra e furgonë, derisa u trajtuan me bonus qiraje. Por dhe bonusi iu ndërpre dhe prej 5 vjetësh nuk i sqarojnë, se cfarë do të bëhet me ta.Gazetarja e “Stop” i drejtohet Bashkisë Vorë, për rindërtimin dhe bonusin, por bashkia është e barrikaduar për gazetarët. Pas shumë përpjekjeve, kryetari i bashkisë cakton një specialist, që të flasë për rastin. Specialistja Besjana Subashi, thotë, se bashkia i ka bërë një shkresë për këtë rast Ministrisë së linjës, që në vitin 2022, por që nga ajo kohë nuk ka përgjigje. Sipas saj, nuk ka fonde dhe bonusi është ndërprerë nga Qeveria, pasi këtë vit i ka kaluar Bashkive.

Hajredin Cera tregon, se ka punuar minator në minierën e Valiasit dhe pasi u sëmur shumë rëndë, u trajtua me kemp, në shumën 110 mijë lekë të vjetra, duke u llogaritur me pagë minimale. Iu drejtua gjykatës dhe gjatë kësaj kohe doli në pension. Gjykata vendosi, që llogaritja e kempit të bëhej me një pagë, në bazë të pozicionit të punës dhe Hajredini mori diferencat. Por pensioni sërish iu caktua në bazë të pagës minimale, duke qenë se dokumentat ishin djegur. Hajredini tani kërkon llogaritjen e pensionit, pasi gjykata vendosi llogaritjen e pensionit të invaliditetit, por jo të pleqërisë. Issh i kthen përgjigje, se llogaritja, nëse nuk ekzistojnë dokumenta, bëhet në bazë të pagës minimale. Tashmë Hajredinit i mbetet vetëm, që t’i drejtohet sërish Gjykatës, që sic bëri me pensionin e invaliditetit, të vendosë edhe për atë të pleqërisë.

Sot është 8 marsi dita ndërkombtare e gruas.Edhe pse ka lindur si protestë për të drejtat e grave, në Shqipëri kjo datë ka marrë prej kohësh ngjyrat e festës. Grupe grash kujdesen të vishen bukur, e të dalin të kremtojnë me njëra-tjetrën ditën e 8 marsit. Ne kemi realizuar edhe intervista për këtë keqkuptim të ditës së grave.

Të Fundit