Olti Metuku, me banim në Kamëz, i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi prej 5 vjetësh,vuan dënimin në burgun e Peqinit, për “vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekjen dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 19 janar 2016, ku u vra në pritë, në Zezë Nikël të Fushë-Krujës, Fatmir Pula, i cili po kthehej nga lokali i tij në Kamëz. Qëllimi ishte grabitja e të ndjerit.Autorët e vrasjes u zbuluan dhe ishin Elton Ceka dhe Admir Haka, ky i fundit ish-kunati i Oltit.Nga verifikimet, Admiri para se të ndodhte vrasja, kishte marrë në telefon Oltin, i cili i kishte thënë, se Fatmir Pula, sapo e kishte mbyllur lokalin e tij në Kamëz.Admiri dhe Eltoni u dënuan me nga 35 vjet burgim, ndërsa Olti Metuku me 14 vjet.Por, Olti Metuku, ishte personi, i cili të nesërmen e ngjarjes bashkëpunoi me policinë, dhe falë bashkëpunimit të tij, u gjetën e u kapën autorët.Olti u shpërblye me 2 milionë lekë të vjetra për ndihmën e dhënë, por u dënua me 14 vjet heqje lirie.Avokati i tij Idajet Beqiri, shpjegon, se klienti i tij nuk ka patur dijeni, që po i conte njerëzit drejt një krimi dhe nuk ka prova, që të ishte pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve. Përkundrazi Olti ka bashkëpunuar me policinë dhe ligji e përjashton nga dënimi.
Fushata elektorale nuk ka nisur plotësisht, por takimet me elektoratin janë shtuar cdo ditë. Bie në sy fakti, se në cdo takim të Ramës ka vetëm qytetarë, që e duan dhe e lavdërojnë. E njëjta gjë ndodh në kampin tjetër.Qytetarët i ankohen Bashës për qeverisjen dhe e shohin atë si shpresë.
Pak ditë më parë transmetuam rastin e mashtrimit të një qytetareje nga ana e shtetases Ilda Kërkapi. Kjo e fundit u premtonte “viktimave” të veta vende pune, në këmbim të parave në dorë. Sot transmetojmë një tjetër video, që tregon për një tjetër të mashtruar nga ana e Ilda Kërkapit dhe që përpiqet, të marrë mbrapsht paratë e veta.