STOP – EMISIONI 134 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 134

Shërbimi i munguar psiko-social.
Një ndër “arritjet” e shëndetësisë, që u reklamua nga krerët e sektorit ishte dhe shërbimi psiko-social. Pasi një investigimi të “Stop”, rezultoi, se punonjëset e këtij shërbimi, janë në realitet thjesht recepsioniste.Jo vetëm kaq, por nga verifikimet del në pah, se shërbimi në fjalë ka ekzistuar që në vitin 2006. Ky konkluzion nxjerr edhe njëherë në pah bllofin me shëndetësinë në vend.

 
QSUT, vendi ku vetëm ilace nuk ka.
Në QSUT mungon një gamë e gjerë medikamentesh. Për këtë skandal flet për “Stop” edhe ish-ministri Tritan Shehu.Që nga tetanozi në rast të kafshimit nga qentë e deri te Kselodi që përdoret për të sëmurët e pavionit të onkologjisë, nuk mund t’i gjesh në QSUT.Ndërsa flitet cdo ditë për shëndetësi falas dhe proklamohet bërja e chek-upit, në ambientet e spitalit më të madh në vend, mungojnë ilacet bazë.

 
Durrës, edukatorja fituese në portialin “mësues për Shqipërinë” sërish e papaunë.
“Stop” transmetoi disa javë më parë rastin e një edukatoreje në Durrës, që pasi fitoi në portalin “mësues për Shqipërinë”, u hoq nga puna dhe u zëvendësua me një tjetër. Pasi interesimit të gazetarëve tanë, kryebashkiaku Vangjush Dako, premtoi të rikthente në punë zonjën Etleva Mucka. Por si për ironi të fatit, Mocka është sot sërish në mes të katër rrugëve.

Previous ArticleNext Article

1 Comment

  1. nje byrektore e vogel ne lac eshte zgjeruar jashte ligjshem eshte bere byrektore dhe sufllaqe dhe eshte zgjeruar shume dhe pa leje tani ka futur edhe stola ne lulushtin ku pushojme ne byrektorja ndodhet prane vodafonit ne lac ju lutem na ndihmoni skemi ku te pushojme mbasdite.flm.

Lini një Përgjigje te fisniku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *