Konflikti për një sipërfaqje toke në zonën Ndroq-Kalash ka nxjerrë në pah përplasjen mes pretendimeve ligjore dhe atyre tradicionale për pronësinë. Fiqirete Capi pretendon, se është pronare legjitime e tokës, që prej vitit 1991, të përfituar sipas ligjit 7501 dhe të pajisur së fundmi me certifikatë pronësie në vitin 2025. Nga ana tjetër, Kasem Kodra, e kundërshton këtë pronësi, duke e konsideruar tokën si “tokë të babës” dhe duke e mbajtur atë prej vitesh.Situata përshkallëzohet me ndërtimin e një sere dhe një muri rrethues pa leje në këtë pronë, ç’ka sjell ndërhyrjen e autoriteteve. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit konstaton shkeljen dhe fillimisht i jep mundësi palës, që ta prishë ndërtimin në mënyrë vullnetare, për të shmangur penalitetet. Edhe pse fillimisht ka një pranim për prishje nga ndërtuesi, qëndrimi ndryshon pas ndërhyrjes së avokatit, i cili këshillon ndjekjen e procedurave ligjore dhe kundërshtimin e detyrimit për leje ndërtimi.
Një qytetar nga Kukësi ka marrë fjalën në foltoren e mbrëmshme të opozitës para kryeministrisë, dhe është përpjekur të tregojë, sesi duhet të jetë kontributi për PD-në. Por ai ka humbur busullën mes fjalëve, duke mos mundur të shprehë dot qartë mendimin e tij. Një tjetër qytetar ka shprehur revoltën për dhunën ndaj deputetëve demokratë në protestën e të premtes së kaluar, duke thënë, se nëse preket një deputet, do të vdesin të gjithë mbështetësit.
Kemi bërë një vëzhgim në plot 13 shkolla të Tiranës, për të parë funksionimin e shërbimit shëndetësor. Edhe pse mjekët dhe stomatologët rezultojnë të planifikuar me grafikë për të mbuluar institucionet arsimore, në praktikë prania e tyre është e rrallë, ose inekzistente. Kamera jonë provoi mungesë të plotë të mjekëve, ose prezencë sporadike të tyre.Nga dëshmitë e rojeve, mësuesve dhe nxënësve, rezulton, se këta specialistë lëvizin nga një shkollë në tjetrën ose mungojnë për periudha të gjata, duke e bërë shërbimin joefektiv. Ndërkohë, ekspertët theksojnë, se roli i mjekut dhe stomatologut në shkolla është thelbësor, jo vetëm për kontrollet dhe vaksinimet, por edhe për edukimin shëndetësor të nxënësve.




