“Ik bëj gjyq” përtojnë të sqarojnë qytetaren, gazetarja e Stop e shpëton nga gjyqi kot!

Në Elbasan, një gabim njerëzor në dokumentet e gjendjes civile, ka sorollatur për vite qytetarin Flamur Ramis Selimaj, duke e drejtuar në gjykatë. Problemi konsistonte në ndryshimin e atësisë nga “Ramis” në “Ramiz” në aktin martesor, ndërkohë që në të gjitha dokumentet e tjera zyrtare dhe në regjistrin e gjendjes civile, Flamuri rezultonte i regjistruar saktë.Rasti u denoncua nga motra e tij, Afërdita, e cila iu drejtua redaksisë sonë, pas përgjigjeve të përsëritura nga institucionet, për të ndjekur rrugën gjyqësore. Nga verifikimet e bëra në Zyrën e Gjendjes Civile në lagjen “5 Maji”, specialistja Ilira Bica konfirmoi, se të dhënat ishin të sakta në sistem dhe regjistra lokalë, duke e lokalizuar problemin vetëm në aktin martesor, të arkivuar në Prefekturë.Në Arkivin e Gjendjes Civile pranë Prefekturës së Elbasan, specialistja Blerina Avdillari sqaroi, se në raste të tilla, kur gabimi është i izoluar dhe nuk prek regjistrin themeltar, korrigjimi mund të bëhet administrativisht, pa qenë nevoja për gjykatë. Përmes verifikimit të dokumentacionit arkivor, u bë e mundur të provohej, se “Ramis” dhe “Ramiz” është i njejti person, duke mundësuar kështu korrigjimin e gabimit.

Të Fundit