Ndodhemi në njësinë 14, te pallatet “Santi Shpk”, në Tiranë.Leonora Hasani, thotë, se jeton në Amerikë dhe vendosi të blejë një apartament në këtë zonë.Ajo thotë, se komshia ngjitur i ka bërë një kabinë xhami, duke iu futur në ballkon.Nga viti 2017 deri në 2023-shin, Leonora nuk kishte dijeni për këtë situatë. Kur u kthye nga Amerika zbuloi, që komshiu kishte bërë këtë ndërtimin, duke devijuar strukturën e pallatit. Në këtë pikë njoftoi specialistin dhe bashkinë dhe ato nisin IMT-në. Ky institucion i jep të drejtë, por në shkresë i thotë, se nuk është evidentuar ndërtim në proces. Kjo do të thotë, se rasti nuk kapur në flagrancë, ndaj dhe institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Gazetarja e “Stop” njoftoi për këtë situatë, inspektorin e IMT-së, Gramoz Çela, i cili tha, se do ta trajtojë me prioritet, pasi të shohë dokumentacionin e palës tjetër. Cela tha, se do të marrë masa rikthimin e ndërtimit pa leje në gjendjen e mëparshme.
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka, na tregojnë, sesi para 4 vitesh Myftari ka humbur shikimin, moment pas të cilit, ata nisën procedurën për të dalë në kemp. Myftari është vizituar në Shkodër, ku i bënë letrat për Kemp. Letrat kanë mbërritur në Tiranë, ngaku nuk ka marrë përgjigje që nga 11 dhjetori 2022.Myftari tregon, se cdo shërbim ia bën bashkëshortja, pasi ai vetë nuk sheh as duart e veta.Ne morëm kontakt me shërbimin social shtetëror, ku na u premtua, se Myftar Djaloshi do të thirrej në komision javën e parë të marsit. E në fakt, zotëria u paraqit në komision në 5 mars dhe arriti pas kaq kohësh, që ta fitojë kempin.
Sot është 7 marsi, dita e mësuesit. 30 mijë mësues në të gjithë vendin kremtojnë sot 137 vjet të arsimit shqiptar, qysh nga hapja e shkollës së parë shqipe në Korcë në 7 mars 1887.Ne dolëm nëpër shkolla, ku edhe këtë vit, vec luleve, nuk munguan edhe dhuratat e shtrenjta për mësuesit.