Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, nxënësja 13-vjeçare godet me thikë 15-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të premte pranë një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

Një nxënës 15-vjeçar është qëlluar me thikë nga një nxënëse, 13 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

E mitura 13-vjeçare, e ka goditur djalin me inicialet A.T., 15 vjeç shumë pranë shkollës 9-vjeçare “KOTO HOXHI”. Sapo ka ndodhur plagosja, kalimtarë të rastit kanë parë djalin që është qëlluar me mjet prerës dhe menjëherë e kanë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës për trajtim mjekësor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë dhe shoqërimin e të miturës 13-vjeçares në komisariatin e policisë ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.

Nuk ka ende një motiv të qartë se përse e ka goditur me thikë, por fillimisht mediat raportojnë për arsye xhelozie.

Të Fundit