Jemi në Vlorë me Demir dhe Donika Jazo, të cilët në nëntor 2021 i kanë dhënë makinën tip “fiat punto” shtetasit Gentjan Merkaj. Ky i fundit në dhjetor 2021 ka bërë aksident në Elbasan. Demiri tregon, se për këtë aksident ka marrë 1000 euro dëmshpërblim, por Gentjan Merkaj nuk i ka kthyer mjetin dhe nuk i përgjigjet. Ne shkuam te banesa e këtij të fundit dhe takuam të atin, i cili me arrogancë, thotë, se i biri desh humbi jetën, ndërsa Demiri kërkon para e makinë.Më pas iu drejtuam Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit rrugor, ku drejtuesi Nimet Dapaj na tha, se që të frenohet shtimi i taksave, duhet bërë denoncim i humbjes së dy targave dhe dokumenteve të makinës. Në këtë mënyrë bëhet cregjistrimi i automjetit. Ndërkohë duhen paguar taksat e 2022-shit dhe 3 muaj të 2023-shit. Nga ana tjetër “Stop” ka siguruar foton e shtetasit Gentjan Merkaj, një emër i njohur për policinë e Vlorës, për shkak të precedentëve penalë.
Një grua 48 vjecare në Spanjë është dëmshpërblyer me 205 mijë euro pas divorcit, pasi gjykata arsyetoi, se ajo për 25 vjet ka bërë punë të papaguar në shtëpi.Gruaja në fjalë, në marrëveshje me bashkëshortin ishte kujdesur për shtëpinë e vajzat dhe ky i fundit kishte ecur në sipërmarrje.Sot është 8 marsi dhe gratë e vajzat vërshuan në rrugë për të festuar. Në kemi bërë intervista me humor dhe gra dhe burra, për t’i pyetur, se cfarë bënë në këtë ditë të vecantë.
Jemi në Rrugën e Dibrës në Tiranës për shqetësimin e zonjës Hava Agollari. Ajo tregon, se si trashëgimtare e nënës së saj Hanke Çelbeqiri, duhet të ishte lidhur kontratë mes saj dhe ndërtuesit për pallatin, që po bëhet në këtë pronë. Por daja i saj dhe ndërtuesi kanë bërë manipulime, duke e përjashtuar nga trashëgimia. Ne iu drejtuam firmës së ndërtimit “Diamond shpk” me administrator Zaim Korsi, por ky i fundit thotë, se Havaja e ka dhuruar pronën, edhe pse dhurimi nuk është pasqyruar në Kadastër.Ana pozitive në këtë histori, është se zonja dhe motrat janë në kartelën e pronës dhe kur ndërtuesi të regjistrojë lejen zhvillimore, duhet të cojë dhe marrëveshjet me pronarët, që janë në kartelë, pasi bashkëpunëtori i tij dhe daja i Havasë, Muharrem Tarexhepi, ka ndërruar jetë.