Në 11 dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën e pallatit 22 katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë. Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.Rreth 3 muaj më pas, banorët tregojnë, se nuk është bërë asgjë për këtë pallat, madje dhe akt kostatimi i parë nuk është hedhur në sistem. Kjo ka bërë, që banorët të mbeten rrugëve e të mos trajtohen as me bonus qiraje.Vetë qytetarët shkojnë në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, por i përcjellin duke thënë, se për pallatin në fjalë nuk ka inspektim nga Instituti i Ndërtimit. Në zyrën, ku jepet bonusi i qirasë, thonë, se pallati nuk është në sistem, ndaj nuk mund të përfitojnë.Gazetarja e “Stop” kontakton drejtorin e Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili shprehet, se akt kostatimi i dhjetorit është i saktë dhe do hidhet në sistem.Madje do bëhet edhe akt ekspertiza, deri në fund të marsit.
Tubimi i organizuar nga presidenti Meta ka ngjallur shumë diskutime. Por vetë kreu i shtetit ka garantuar përmes një videoje në facebook, se manifestimi do të vijojë në cdo shesh,ndërsa ai do të jetë në detyrë deri në fund të mandatit në 24 korrik 2022.Por kryeministri Rama është përgjigjur me një shprehje të Imam Aliut, që e kishte përdorur edhe në 25 shkurt: Cilido, që vepron brutalisht, vështirëson qëllimin e tij.
Mediat spanjolle kanë publikuar lajmin, se këshilltari i ministres Olta Xhacka, Amant Josifi është përfshirë në një skemë ndërkombtare mashtrimi me një call centër, duke xhiruar 10 milionë euro në javë.Viktimë e kësaj skeme kanë rënë rreth 200 persona, të cilët mashtroheshin, duke u shitur aksione apo bitcoin.Sofiana Gjuzelaj dhe Dojana Kaso, tregojnë, se kanë punuar në këtë call centër, por sot janë pa punë, pasi janë hedhur në rrugë, pa marrë dot as pagat.Ato kanë punuar në kompaninë e quajtur Euro Servis Grup. I kanë hedhur në rrugë me një email, pa shpegime e pa u likujduar. Kur punonin, ishin të siguruara vetëm për një shumë të vogël parash e të tjerat i merrnin në të zezë. Vajzat thonë, se aksioneri shqiptar, Amant Josifi i ka bllokuar cdo formë kontakti e po kështu nuk lidhen dot as me italianin Zhan Pol.Recpesionistja dhe ekonomistja e kompanisë nuk japin asnjë shpjegim, duke ia atribuar përgjigjen aksionerëve.