Helmohen sërish nxënësit në Fier/ Prindërit futen të tmerruar në klasa

Pas helmimit të dhjetëra nxënësve ditën e djeshme në shkollën, “Janaq Kilica” në Fier, drejtoria sot ka vendosur rifillimin normal të mësimit, por sërish nxënësit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcneës.al se pranë shkollës kanë ardhur autoambulancat për të marrë nxënësit e helmuar.

Ndërkohë, pasi kanë mësuar helmimin e fëmijëve të tyre, një numër i madh prindërish janë rikthyer sot në shkollë duke hyrë në klasa të shqetësuar.
“Më thirri vajza sërish në telefon sepse kishte sërish probleme me frymëmarrjen sot. Kishte shenja ankthi. E mora e nxorra vetë jashtë. Jemi të trembur”, shprehet një prind për Abc News.

Një ditë më parë, dhjetëra nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” u dërguan me shenja helmimi në spital pasi ndjenë marrje mendësh, patën të vjella dhe probleme me frymëmarrjen.

Të Fundit