Kemi udhëtuar drejt Kukësit për problemin e një vajze të re, e cila në shtator ka konkuruar për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë në Tiranë. Ajo ka fituar të treja fazat e konkurimit, por nuk është lajmëruar nga drejtoria e Policisë së Kukësit për të vijuar procedurën. Ajo nuk di të thotë, se cfarë ka ndodhur, pasi në renditje ka qenë e para.Denoncuesja ka një komunikim me shkrim me drejtorin e Akademisë, Bilbil Mema, i cili shprehet, se për Akademinë, ajo është fituese, por duhet të kontaktojë me drejtorin e policisë së qarkut, për të mësuar, se cfarë nuk shkon.Në takimin me drejtorin në Kukës, asgjë nuk është bërë.Por koha nuk pret, pasi konkurentët fitues janë njoftuar, për të vijuar procedurën, pasi shkolla fillon në 15 mars.
Mesnatën e kaluar ishte afati i fundit për dorëzimin në KQZ të listave për kandidatët për deputetë. Ra në sy, se PD i dorëzoi me vonesë listat, Kryemadhi kryeson listat e LSI në 3 qarqe, ndërsa Rama është i teti në listën e Vlorës dhe Durrësit.”Stop” i përshëndet të tre drejtuesit politikë në mënyrë origjinale, për aktin e djeshëm.
Gazetarja e “Stop” merr takim me zëdhënësen e drejtorisë së Policisë Kukës, por kjo e fundit donte kërkesë me shkrim.Ndërsa drejtori i policisë së Kukësit ia delegoi problemin shefit të burimeve njerëzore i cili tha, se po verifikohen emrat në drejtorinë e përgjithshme, por pasi doli bllof me gënjeshtrën e tij, iku, duke lënë shpjegimin në mes.