STOP – EMISIONI 130 (SEZONI 2)

Masa për mjekun 600 mjië lekësh, “Stop” pastron shatërvanin te Zogu i Zi.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi kamerën e fshehtë, ku shfaqej shefi i kirurgjisë Fatmir Caushi, i cili merrte 600 mijë lekë të vjetra nga të afërmit e një pacienti, që kishtë bërë ndërhyrje. Drejtoria e Sanatoriumit njoftoi pezullimin e mjekut dhe ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore për këtë rast. Gazetarja e emisionit ndalet në shatërvanin pranë Zogut të Zi, që vetëm i tillë nuk mund të quhet. Ajo paguan një qytetar dhe e pastron objektin, për të cilin, duhet të kujtohet ndonjëherë edhe bashkia…?!

Durrës, kalvari gjyqësor për apartamente të shitura disa herë.
Kompania “G&XH” ndërtoi një kullë 11 kate në Durrës. Në fund të shitjeve rezultoi, se kishte bërë 62 kontrata për 39 apartamente.Një nga blerëset, është dhe Hyrije Zhusti. Ajo ka përfunduar nëpër dyer gjykatash, për të bërë të sajin apartamentin 2+1, për të cilin, ka paguar të gjithë shumën e kërkuar.Por pas kalvarit me ndërtuesin, tani ka në dorë edhe një vendim gjykate apeli, për njohje të pjesshme të vendimit të shkallës së parë…?!

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni “STOP” solli këtë të enjte në ekranin e Televizionit Klan rastin e një qytetareje nga Durrësi e cila ka blerë një apartament, por ky i fundit ka dy pronarë. Vite më parë kompania “G&XH” ndërtoi një kullë 11 katëshe në Durrës me përfaqësues Kujtim Kllogjeri një emër i njohur në skemat e mashtrimit. Në fund të shitjeve rezultoi se Kujtim Kllogjeri kishte bërë 62 kontrata për 39 apartamente që dispononte pallati që kishte ndërtuar. Një nga blerëset është dhe Hyrije Zhusti, e cila sot ka përfunduar nëpër dyer gjykatash, për të bërë të sajin apartamentin 2+1, për të cilin ka paguar të gjithë shumën e kërkuar. Por pas kalvarit me ndërtuesin, tani ka në dorë edhe një vendim gjykate Apeli, për njohje të pjesshme të vendimit të shkallës së parë, një vendim që askush nuk i jep drejtim nëse ky apartament do të jetë i Hyrijes apo i Gencian Hoxhës, blerësi tjetër i kësaj hyrjeje.

“Në datën 4.07.2012 unë kam blerë një apartament në Durrës me kontratë shitje. Sipas kësaj kontrate mu dhanë çelësat e apartamentit pas gjashtë muajve. Në vitin 2013 na del se ishte një palë tjetër blerës në këtë apartament. 

Çfarë vendimesh ka marrë gjykata nga viti 2013 deri më tani?

Shkalla e parë mori vendim që unë të hyja në shtëpi sepse u pa nga të gjitha dokumentat që i kam servirur nga dëshmitarët që e dinin këtë fakt dhe u vendos që të hyja në apartament. Por pala tjetër vazhdoi në Apel. Atje ngeci çështja dhe kjo gjykatë vendosi rrëzimin e padisë për detyrimin e të paditurit Gencian Hoxha që të rivendosë në posedim të paditëses Hyrije Zhusti dhe ndryshim pjesërisht të vendimit. Unë këtë “pjesërisht” nuk e kuptoj.”

Në lidhje me këtë problem sqaron më tepër avokatja Liljana Tanko.

“Kur gjykata është shprehur “ndryshim pjesërisht të vendimit” dhe ka lënë pikat e tjera lënien në fuqi dhe duke rrëzuar një kërkesë të parën dhe konkretisht lënien në fuqi të vendimit “të detyrojë shoqërinë nëpërmjet përfaqësuesit Kujtim Kllogjeri Sh.p.k të përmbushë kontratën e shitjes me kusht të modifikuar në deklaratën noteriale numër 323 të datës 29.05.2014, duke i kaluar paditëses Hyrije Zhusti pronësinë mbi apartamentin e prenotuar prej saj.” 

Emri i Kujtim Kllogjerit në veprat e mashtrimit është e njohur ku gjykata e Apelit mori vendimin për dënim të tij me 12 vjet heqje lirie, me pretendimin se ka nënshkruar 62 kontata dhe deklarata noteriale parablerje për 39 apartamente që dispononte. Kujtim Kllogjeri ndryshe njihet edhe si mashtruesi i punësimit pasi në vitin 2014 ai ka mashtruar 64 persona duke iu marrë pasaportat dhe 350 Euro me pretendimin se do t’i punësonte ata në Kazakistan. Por emri i tij në vitin 1996 deri në vitin 2000 rezulton të ketë qenë në krye të bashkisë së Gramshit duke kryer funksionin e Kryetarit të Bashkisë.

“Veliera”, shkeljet e panumërta të një projekti, që po varros vlerat.
Ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Bace tregon në “Stop” të gjitha shkeljet e projektit të shumëpërfolur “Veliera”, që po varros vlerat historike në Durrës. Bace shpjegon me dokumenta, se nënshkrues i këtij krimi, që ka nisur, që në vitin 2001, është Artan Shkreli, në kohën, kur drejtonte Institutin e Monumenteve.Bastioni Detar, që duhet të mbrohej si vlerë antike, fillon me murin e Torres Veneziane e përfundon me murin e famshëm, ku është ndërtuar pallati.

Të Fundit