STOP – EMISIONI 13 (SEZONI 3)

Foto e ditës Rama-Trump dhe 40 fëmijë pa shkollë në Elbasan.
Kryeministri Rama ia doli të sigurojë një foto me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, edhe pse gjatë fushatës për zgjedhjen e Kreut të Shtëpisë së Bardhë,Rama ishte shprehur, se Trump do të ishte rrezik për botën.Më pas transmetohet një video me problematikën e 40 fëmijëve të shkollës 9 vjecare “Europa” në Katundin e Ri, Elbasan. Ata kanë dy javë, që nuk shkojnë në shkollë, pasi distanca është 5 kilometra dhe bashkia e Elbasanit sivjet nuk u ka vënë në dispozicion një furgon për transport, si një vit më parë.

Yzberisht, teksti “+18 vjec”, shpërndahet për klasën e tretë.
Fëmijët e klasës së 3-të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin. Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla.E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë, se teksti është blerë në ofertë me cmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.Drejtoresha e drejtorisë arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron, se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe.”Stop” bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë, se të tillë terma e në këtë moshë, i dëmtojnë fëmijët.

7 vjecari nuk regjistrohet në shkollën “Ali Demi”, “Stop” i zgjidh problemin.
Sybe Dërvishi, një e moshuar, banore në Tiranë, ankohet, se prej 2 javësh nuk i regjistrojnë nipin në shkollën “Ali Demi”.Ajo thotë, se drejtoresha e shkollës Doriana Kuka, e ka sorollatur nga 30 gushti deri më 9 shtator. Gazetarja e Stopit, takon drejtoreshën dhe nëndrejtorin e shkollës dhe pavarësisht, se familjarëve u ishte thënë, se klasat ishin me kapacitet të plotë, 7 vjecari Klevi Dërvishi regjistrohet, pas ndërhyrjes së grupit të xhirimit.

Të Fundit