STOP – EMISIONI 13 (SEZONI 2)

Skandali korruptiv ne OSHEE, arrestime dhe pezullime!
Një ditë më parë emisioni Stop transmetoi një kamera të fshehtë, në të cilën punonjës të OSHEE-së merrnin para nën dorë në këmbim të dhënies së një karte invaliditeti dhe fshirjes nga sistemi të borxhit të mbartur. Sot OSHEE reagoi, duke pezulluar punonjësit e sektorit përgjegjës dhe cuar ata për ndjekje penale.Personi që shfaqet ne video, me inicialet E.V.është shoqëruar nga policia e shtetit, ndërsa drejtuesja dhe specialistja pranë shërbimit të klientit janë pezulluar.

 

 
Abuzimi i deputetit Bujar Cela dhe imuniteti “që i zgjeroi gardhin”.
Një qytetar nga Lushnja denoncon në “Stop” abuzimin që ka bërë i zgjedhuri socialist i këtij qyteti Bujar Cela.Duke shfrytëzuar imunitetin parlamentar, Cela ka zgjeruar gardhin e vilës me rreth 2.5 metra. Gazetari i Stop i drejtohet drejtorit të IKMT-së Shaqir Zhama, i cili thotë, se deputeti nuk ka leje, por nuk e ka të vështirë ta marrë atë.

Parkim në Tiranë?! Më lirë në privat
Stop ngriti zërin për moslejimin e parkimit pranë poliklinikës numër 9, afër 21 dhjetorit. Më pas tabela që ndalonte parkimin u hoq. Gazetarët e emisionit kanë vëzhguar dhe krahasuar tarifat e parkimit në disa parkime publike, që menaxhohen nga bashkia dhe në ato private. Rezultati?! Më lirë në privat se në hapësirën publike….

Të Fundit