Në fund të tetorit transmetuam ngjarjen e ndodhur në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës, ku u gjet i varur në një pemë 18 vjecari Antonio Karafili.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korca. Ajo tregoi, se atë ditë rreth orës 17 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Kejsi tha, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20 të mbrëmjes dhe Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, për vdekjen e djalit dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Mamaja e të riut të ndjerë na tregon, se pas publikimit të rastit prokurorja Odeta Todorushi nuk ka bërë asnjë gjë, madje ka refuzuar t’i presë prindërit, të cilët interesohen cdo ditë për cështjën e djalit të tyre. Pas interesimit të përsëritur të emisionit” Stop”, prokurorja Todorushi ka dërguar pushimin e cështjes në gjykatë, duke konkluduar për vetëvarje dhe jo vrasje.”Stop” analizon shkeljet e bëra në këtë rast, duke nisur me mosrespektimin e vendimit të gjykatë, që ktheu cështjen për hetim.
Mbrëmjen e të mërkurës Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me AKU-në, arrestoi në flagrancë shtetasin Mihal Kote, administrator i shoqërisë Saranda-Al. Në njofimin për shtyp thuhet, se nga kontrolli i subjektit në rrugën “Siri Kodra“ u konstatua një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, që kishin të ndryshuara datat e skadencës, si dhe kishin paraqitje të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore, që gjithashtu ishin të papajisura me fatura tatimore me TVSH. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, që po heton për tre vepra penale: ”Mashtrim me produktet ushqimore”, “Fshehje të ardhurash”dhe“Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Në 29 janar transmetuam një rast në Mamurras, për një problem, që shqetësonte familjen Hani, për shkak të mosregjistrimit të fëmijës së tyre 2 vjec, i cili kishte lindur në Francë. Pasi u kthyen nga Franca, familjarët kërkuan të regjistronin fëmijën, por në dokumenta nuk kishin vulën apostile. Në Bashkinë Mamurras na thanë, se nuk ka zgjidhje nga Drejtoria e gjendjes civile për këto raste, por është vetëm një shoqatë, që i bën veprimet falas.Menjëherë pas transmetimit të rastit, Serxhio Prelashi, një shqiptar, i cili jeton në Francë u tregua menjëherë i gatshëm të ndihmonte familjen Hani.Serxhio mori një prokurë nga familja Hani së bashku me dokumentat dhe u paraqit në Bashkinë e Lionit dhe më pas në gjykatën e apelit, për t’u pajisur me vulën apostile, të cilën e mori dhe ia nisi familjes së interesuar.