Denoncimi në Stop/Pranga administratorit te Saranda Al, Mihal Kote-Stop-4 Mars 2021 – Stop
Të Gjitha

Denoncimi në Stop/Pranga administratorit te Saranda Al, Mihal Kote-Stop-4 Mars 2021

Mbrëmjen e të mërkurës Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me AKU-në, arrestoi në flagrancë shtetasin Mihal Kote, administrator i shoqërisë Saranda-Al. Në njofimin për shtyp thuhet, se nga kontrolli i subjektit në rrugën “Siri Kodra“ u konstatua një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, që kishin të ndryshuara datat e skadencës, si dhe kishin paraqitje të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore, që gjithashtu ishin të papajisura me fatura tatimore me TVSH. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, që po heton për tre vepra penale: ”Mashtrim me produktet ushqimore”, “Fshehje të ardhurash”dhe“Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *