Demir Betoja denoncon në “Stop”, se ka dy vjet, që magazina e tij rri e bllokuar për shkak, se qiramarrësi, një shtetas jordanez, kishte futur mall të skaduar, që u bllokua nga AKU. Betoja tregon, se pak ditë, pasi u bllokua malli, disa persona nga AKU shkuan në mgazinë me një kamion të mbledhjes së mbeturinave, por për shkak të mungesës së një inspektori, produkti nuk u mor dhe magazina ka 2 vjet me celës.Në AKU na thonë, se nuk bëjnë asnjë lëvizje, pasi cështja ka shkuar prokurori dhe gjykatë. Një vendim i shkallës i gjyqtarit Albert Mickaj, ka vendosur, që malli i skaduar, të lihet në ruajtje tek magazina e Betojës.Nga ana tjetër shtetasit jordanez iu la hapësirë, për të ikur nga Shqipëria.Në prokurorinë e Tiranës mësuam, se prokurori, që kishte cështjen, ka ikur nga sistemi për shkak të vettingut dhe cështja është në Apel, që nga janari 2023.I dëmtuari i vetëm është pronari i magazinës Demir Betoja, që nuk asnjë lidhje me cështjen, por vetëm llogarit dëmin financiar prej 8.5 milionë lekësh.
Në 21 qershor transmetuam një rast korruptiv në Shkodër.Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”,Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, e lëndës biokimi mjeksore për 3 degët, mami, infermieri dhe fizioterapi, merrnin para nga sutdentët, për t’i kaluar në provime. Nga 120 studente, 110 prej tyre, ishin ngelës në lëndën e biokimisë. Ata, që kishin mundësi ekonomike, jepnin minimalisht 150 euro, për të marrë provimin. Pas transmetimit tonë, u bë dhe pezullimi nga ministria e Arsimit për Rektoren dhe u proceduan penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre Suzana Golemi dhe Donalda Lacej. Pas 6 muajsh mësojmë, se cështja është ende nën hetim.Por nga ana tjetër, edhe pse e pezulluar dhe nën hetim, zonja Golemi vazhdon të japë mësim e të marrë në provim studentët.Ne kemi mësuar, se nuk është vetëm senati akademik, por edhe prokuroria, që e mban me hatër pedagogen. Përfaqësuesja e akuzës Blerta Hamza, që po heton këtë rast, është pedagoge e jashtme e universitetit dhe ceshtja duhet të hetohet nga Spak.
Qytetarë të ndryshëm njoftojnë, se në farmaci mungon insulina me rimbursim për diabetikët. Nga ana tjetër kemi mësuar, se lista e barnave të rimbursueshme nuk rishikohet prej dy vjetësh.