OBSH: Ankthi dhe varësia prej rrjeteve sociale, 10% e adoleshentëve me çrregullime

Rreth 4 në 5 adoleshentë përdorin mediat sociale çdo ditë me një në 10 në rrezik të zhvillimit problematik pasi sipas psikologëve platformat sociale shkaktojnë ankth, dëshirë për të kaluar gjithnjë e më shumë kohë në internet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Por rrjetet sociale shkaktojnë edhe kushte në të cilat aktivitetet e tjera neglizhohen, si dhe krijojnë tensione me prindërit dhe të tjerët përreth.

Mbikëqyrja përfshiu 89 321 djem dhe vajza midis moshave 11 dhe 17 vjeç.

Nga raporti i dedikuar teknologjive dixhitale dhe sociale del se pamundësia për të kontrolluar kohën e kaluar në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha përdorimi i këtyre mjeteve për të shpëtuar nga ndjenjat negative janë simptomat më të njohura nga djemtë dhe vajzat në të gjitha grupmoshat.

Të Fundit