STOP – EMISIONI 124

KLD përgjigjet për gjyqtaren e Kukësit,-shtëpia pa banjo nëpër gjykata.
KLD u përgjigj zyrtarisht për rastin e gjyqtares së Kukësit Drita Veliu, e cila për një periudhë të konsiderueshme ka marrë edhe kemp edhe pagë, në kundërshtim me ligjin.KLD kërkon që Ministri i Drejtësisë të marrë masa për këtë rast që dëmton figurën e gjyqtarit. Pranë shkollës “Vasil Shanto” qytetari Arjan Bregu ankohet, se gjatë kohës kur ishte emigrant në Greqi, një familje ka ndërhyrë në murin mbajtës të pallatit, duke i marrë banjon.Bregu dhe avokati i tij Luan Daci shpjegojnë për “Stop” kalvarin gjyqësor, që të kthejnë të drejtën.
 

 
Fatorino në mes të katër rrugëve, merr raport shëndetësor dhe e heqin nga puna.
 
Mimoza Trekuci i drejtohet emisionit “Stop” për heqje të padrejtë nga puna.Ajo ka punuar për 24 vjet si fatorino në linjën Kombinat-Kinostudio. Në një periudhë të caktuar detyrohet të marrë raport për arsye shëndetësore, por nga ai moment nuk u kthye më në punë, se e kishin larguar.Pasi fiton gjyqin, Parku i Automjeteve detyrohet ta paguajë me 27 paga, por as kjo shumë nuk disbursohet.Drejtori i parkut Saimir Qajalliu thotë, se nuk ka dijeni për rastin. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj premton, se do të informohet dhe do të përgjigjet për rastin në fjalë.

 
 
Burg pa afat Anjeza Shabanit, deputetë e aktivistë dënojnë dhunën ndaj fëmijëve.
Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit ”Diren”, doli sot para togave të zeza, ku mori masën e sigurisë “arrest me burg” për dhunën ndaj të miturit 3 vjecar. Përfaqësues të shoqërisë civile zhvilluan një tubim para kryesisë së kuvendit, ministrisë së arsimit dhe gjykatës, për t’i thënë “stop” dhunës ndaj fëmijëve.Deputetë të parlamentit shqiptar, u shprehën për rastin e rëndë të dhunës,duke kërkuar më shumë kontrolle.

Të Fundit