Në redaksiënë e “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për Universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezulton i paakredituar. Universiteti në fjalë është hapur në vitin 2017 dhe sipas udhëzimit, duhet të ishte akredituar brenda tre vjetësh.
Specialisti i arsimit Ndricim Mehmeti shpjegon të gjitha hallkat, që duhen ndjekur për akreditimin e këtij universiteti, degë e një universiteti francez.
Nga ana tjetër administratori i “Epitech Albania”, Armend Tahiraj, pretendon, se universiteti në fjalë nuk ka, pse të akreditohet, sepse është degë e Francës.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në mëngjes në një takim elektoral me gra të zonës së Komunës së Parisit. Fjala e zonjës Kryemadhi ishte e mbushur me lapsuse e gafa. Ajo tha, se duhet ta bëjmë Shqipërinë Zvicër e Danimarkë, ndaj duhet të shkojmë të jetojmë në Shqipëri.
Emisioni Stop 24 shkurt 2021,gafat e Monika Kryemadhit, Monika Kryemadhi takon gratë e Komunës së Parisit, takimi elektoral i Monika Kryemadhit,gafat e Monika Kryemadhit, Monika Kryemadhi takim me gratë pa maskë, Kryemadhi ta bëjmë Shqipërinë Zvicër e Danimarkë, Kryemadhi të shkojmë të jetojmë në Shqipëri.
Për problemin e Universitetit “Epitech Albania” u drejtuam në Ministrinë e Arsimit dhe u lidhëm me ish juristin, që është marrë me procedurat, Erzen Tola, që sot ka pozicionin e drejtorit të përgjithshëm.Zoti Tola na jep një përgjigje absurde, duke thënë, se MAS nuk ka mekanizma kontrolli, pasi në këtë rast këmi të bëjmë me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe Epitech.
Specialisti Ndricim Mehmeti shpjegon, sesi duhet të veprojë MAS me studentët e “Epitech Albania”, që nuk janë pajisur me numër matrikullimi, në këtë institucion arsimor të paakredituar.