STOP-EMISIONI 122(Sezoni 8) 20 Shkurt 2023-Devoll, bashkia punon edhe ne privat, kryetari: Nese ka targe taksie, iki!

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim, që pretendon, se dhjetra qytetarë të zonës së Devollit janë punësuar fiktivisht. Ata punojnë në sektorin privat dhe rezultojnë njëkohësisht si punonjës Bashkie në Bilisht.Kështu Elton Kupe punon si shofer kamioni, por figuron si shofer i kryetarit Bashkisë Bilisht.Ergi Agolli dhe Marsel Muzikanti punojnë me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar, që rezultojnë në bashki.Bilbil Metolli punon në një karburant në Bilisht dhe figuron i punësuar edhe në bashki. Aurel Xhacka punon si taksist në rrugën Bilisht-Selanik dhe figuron si punonjës shërbimi në bashki.Emiljano Kocilleri punon në montimin e xhamave me basgkaëshortin e shefes burimeve njerëzore dhe figuron si punonjës shërbimi në Njësinë administrative Ocisht.Ne takuam edhe kryetarin e Bashkisë Devoll Eduard Duro, i cili fillimisht tha, se jep dorëheqjen, nëse këto probleme janë të vërteta. Por më pas pranoi, se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.

Sot mbushen plot 32 vjet nga rrëzimi i simbolit të fundit të diktaturës komuniste, monumentit të Enver Hoxhës.Kjo ditë është përkujtuar sërish ashtu si cdo vit në 20 shkurt. Një video e një gruaje të moshuar, që tregon, sesi mund të mbahet dieta, po bëhet virale në rrjet. E moshuara ha sallatë jeshile dhe i merr erë një cokollatë, që e mban në dorën tjetër.

Ejup Huta, një qytetar, që banon në Kamëz, na tregon, se ka marrë një kredi në vitin 2015 nga një institucion financiar, të cilën nuk mundi ta shlyente në kohë. Për këtë arsye përmbaruesi i vendosi sekuestro llogarisë dhe makinave që kishte lënë garantori, vëllai i tij. Pasi Ejupi shlyen detyrimin, llogaria bankare u zhbllokua, ndërsa dy makinat vazhdojnë të mbeten të bllokuara. “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ku juristja Brikena Dashi na shpjegoi, se janë dhënë dy urdhra bllokimi nga përmbaruesi për 2 kredi të ndryshme dhe vetëm një urdhër zhbllokimi.Ne takuam edhe përmbaruesin privat Erjon Llalla, i cili sapo mësoi prezencën e emisionit “Stop” coi dorazi në DRSHRRR urdhrin e zhbllokimit të automjeteve të zotit Ejup Huta.

Të Fundit