STOP – EMISIONI 122 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 122

Pensioni i prapambetur, “Stop” zgjidh rastin e të moshuarit nga Elbasani.
Zyber Koci, një i moshuar në qytetin e Elbasanit denoncon në “Stop”, se prej disa vitesh ka fituar me gjyq të drejtën e pensionit si ish-minator, por nuk arrin ta marrë atë. Gazetari i emisionit verifikon situatën dhe i drejtohet në degën e sigurimeve shoqërore të këtij qyteti. Për një javë problemi zgjidhet dhe Koci merr paratë e prapambetura.

 
Të tjera detaje dhe dëshmi nga ngjarja skandaloze e rrahjes së 3-vjecarit në kopsht.
“Stop” transmetoi një ditë më parë videon e rrahjes barbare të një fëmije 3 vjecar nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani. Zonja në fjalë u vu në pranga menjëherë pas përfundimit të emisionit, por reagimet në rrjetet sociale ishin të panumërta. Nga Ardit Gjebrea deri tek Majlinda Bregu e Sali Berisha, shkruan për rastin skandaloz.Një ditë më pas kopshti ishte i mbyllur. Përvec nisjes së hetimit, ka reaguar dhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla, e cila tha, se kopshti nuk kishte license. Por “stop” ka siguruar të tjera pamje dhe dëshmi të dhunës fizike në këtë institucion.Ndërsa babai i të miturit falenderon stafin e emisionit për zgjidhjen e cështjes kaq të ndjeshme.

 
Pasojat e dhunës tek fëmija 3-vjecar, flet psikologia Denada Toce.
Pas rastit të transmetuar në “Stop” psikologia Denada Toce flet në studion e emisionit mbi pasojat e dhunës tek një i mitur. Ajo tregon, se cfarë duhet bërë në këto raste dhe si duhet të rikuperohet shëndeti psikologjik i fëmijës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *