Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat nën 18 vjec, vazhdon ende, edhe pse është trajtuar disa herë në emisionin tonë.Subjektet kanë detyrimin, që të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të tregtojnë cigare, puro, cigare elektronike e më gjerë, ndaj të miturve.Ligji kërkon, që të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç”. Por ky detyrim nuk zbatohet. Ne kemi kryer një vëzhgim në Tiranë, ku këto produkte, si: cigare, puro dhe cigare elektronike, u janë shitur fëmijëve 12, 13 dhe 15 vjec.Bruna Shiroka, mjeke, shpjegon, se dëmin e përdorimit të cigareve nga moshat e mitura.
Sot është 15 vjetori i pararësisë së Kosovës, një ngjarje e shënuar për cdo shëiptar.Kjo datë nuk ka sesi të mos kujtohet edhe në nisje të emisionit tonë.Më pas transmetojmë disa video me humor. Në Kukës buka peshohet me peshore të madhe për njerëz. Një dyqan jepet me qira, por në të është shkruar “dyqeni”.Në Shkodër gomat e makinave janë hedhur në kazanet e plehrave. Makina e Arben Ahmetajt është shkruar sipër me nofkën e tij publike “tigri”.
Jemi në zonën e Ali Demit, ku Arta Oshafi na tregon problemin e 64 familjeve të pallatit me firmën “Belhaus shpk”. Duke qenë se firma ka dalë nga leja e ndërtimit, pallati është legalizuar nga firma dhe fatura e parcelës rreth 300 milionë lekë të vjetra, nuk është paguar nga firma. Kjo ka sjellë, që certifikatat e pronësisë të dalin me kufizim.Ne kërkuam të kontaktojmë administratorin e kompanisë, por ai nuk ndodhej në Shqipëri. Ndërsa ish administratori, Pjerin Fushaj, edhe sot pjese e firmës, thotë, se kompania në fjalë është përballur edhe herë të tjera me këtë problem. Por ajo do ta paguajë shumën dhe do ta zgjidhë problemin.