STOP – 16 Shkurt 2018 EMISIONI 120 (SEZONI 3)

Hitparade i absurdit shqiptar…?!

Një autobuz i mbingarkuar është pamja më e zakontë në rrugët e kryeqytetit.Një makinë filmohet duke hedhur inertet nga ura. Plehrat në Porto Romano vazhdojnë të mbeten një problem i pazgjidhur.Uji i pijshëm del i zi si zift nga rubineti. Në QSUT ka rradhë për planifikimin e vizitave. Këto dhe të tjera transmetohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit”.

Pedonalja e Kamzës hyn në shtëpi e dyqaneve, Stop zgjidh problemin.

Në Kamëz po materializohet projekti i pedonales, por pa marrë parasysh se ai cënon banesat e qytetarëve dhe bizneset, që paguajnë rregullisht taksat në shtet.Banorët ankohen, se projekti u shkon në derën e shtëpisë.I janë drejtuar bashkisë, por nuk kanë marrë kurrë as zgjidhje dhe as përgjigje.Inxhinieri i firmës zbatuese Agim Duka thotë, se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në projekt. Ndërsa Artan Dërvishi,drejtori për median në bashkinë Kamëz, pas këmbënguljes së “Stop” premton, se projekti do të rishikohet, që të mos cënohet prona private.

Humanizëm në Stop për familjet Sorra në Kashar e Muca në Elbasan.

Në “Stop” kanë vërshuar qytetarët e kompanitë, që janë ofruar për të ndihmuar familjen Sorra në Kashar dhe Muca në Elbasan. Të dyja familjet jetojnë në varfëri ekstreme, ndaj nisma e “Stop” është t’i mbështesin me ushqime, veshmbathje, elektroshtëpiake dhe ndërtimin e një banese të denjë për qeniet humane.

 

Të Fundit