STOP – EMISIONI 12 (SEZONI 2)

Rilindja e shëndetësisë nga Tirana në Shkodër.
Pamje mjerimi nga disa spitale dhe ambulanca në vend janë në fokus të pjesës së parë të emisionit të sotëm.Spitali i Shkodrës vetëm shërbim shëndetësor nuk ofron. Ndërsa në Tiranë në reanimacionin e pediatrisë së QSUT-së, prindërit flenë me batanije nëpër korridore përgjatë gjithë natës.

OSHEE, aty ku paratë të shndërrojnë nga debitor në invalid.
Në pjesën e dytë vjen kamera e fshehtë, që nxjerr “të palarat” dhe korrupsionin në institucionin e OSHEE-së. Një person debitor me 120 mijë lekë të reja, kërkon një mënyrë, që të shmangë detyrimin. Për këtë “ i vijnë në ndihmë” zyrtarët e shërbimit të klientit.Ata kërkojnë 35 mijë lekë të reja dhe i japin debitorit statusin e invalidit. Pas kësaj, personi në fjalë, paguan një shumë qesharake mujore, si detyrim ndaj OSHEE-së.

 
Makina e djegur që “prehet” te Komuna e Parisit, Web-i inekzistent i Federatës së basketbollit.
Prej ditësh një makinë e djegur qëndron në zonën e Komunës së Parisit, por policisë bashkiake nuk i bie në sy.Pas interesimit të Stop, një karroatrec heq automjetin e shkrumbuar. Faqja zyrtare e federatës së basketbollit në Shqipëri nuk është update-uar që nga viti 2014. Edhe pse pak ditë më parë kishte një ndeshje basketbolli, në këtë faqe nuk është pasqyruar as rezultati.

 

Të Fundit