STOP – EMISIONI 119

Kamera e fshehtë për tregtimin e pulave, reagon AKU-ja.
AKU merr masa pas transmetimit në “Stop” të mënyrës së transportimit të pulave. Vec kësaj Ministria e Bujqësisë ka njoftuar për një tjetër sëmundje të gjedhit në Turqi,Maqedoni,Serbi,Bullgari e Greqi. Ministria tha, se bëhet fjalë për Dermatozë nodulare dhe kërkoi bllokimin e importit të mishit nga këto vende.

Klubi i qitjes, abuzimi me dietat ushqimore të sportistëve.
Në klubin sportiv të qitjes po abuzohet edhe me dietat ushqimore të qitësve profesionistë. Lumturie Pepa denoncon në “Stop” këtë dukuri, duke fajësuar trajnerja Diana Mata është përgjegjëse për këtë situatë, duke favorizuar veten.Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj shpjegon, se përse jepët dieta, duke premtuar auditim për situatën. Edhe sekretari i përgjithshëm i qitjes Koco Mikerezi tregon se Lumturie Pepës i takon dieta.Por pas publikimit të skandalit, trajnerja Diana Mata shkarkon Pepën për shkelje të etikës duke iu referuar një ligji, që nuk ka lidhje me rastin.

Mali i Borshit-“molla e sherrit” mes fermerëve.
Disa fermerë në Borsh ankohen,se bashkia e Delvinës ka sjellë fermerë të kullosin në malin e Borshit.Kryeplaku i fshatit Ridvan Hajdini është ankuar në bashkinë e Himarës,por nuk ka marrë zgjidhje. Fermerët thonë se do të mbrojnë me gjak malin e tyre. Vijon saga e Skënderie Gorce me procesin e legalizmit të ndërtimit. Pas emisionit “Stop” Gorce i është drejtuar edhe zyrave diplomatike, të cilat i kanë dhënë të drejtë.Të njëjtin qëndrim kanë shprehur edhe përfaqësuesi ligjor Shkëlqim Spaho dhe eksperti Clirim Gjata.

Të Fundit