I jemi drejtuar qytetit të Tepelenës, pasi ka ardhur një denoncim për cerdhen e këtij qyteti.Një grua, prind i një fëmijë, që shkon në këtë cerdhe, tregon, se në muajin nëntor, fëmijën e saj e ka gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë, pasi e goditur dikush nga personeli i cerdhes.Edukatorja Natasha Qeli,i thotë, se ka parë gjë, pasi sepse ishte duke u marrë me një fëmijë tjetër. Në bashkinë e Tepelenës ngrenë një komision për këtë gjë dhe u vendos, që të pushohet nga puna edukatorja Qeli. Por pas këtij vendimi, përgjegjësja e ushqimit Shpresa Meta, i shkon në shtëpi dhe i përgjërohet që ta mbyllë me kaq, sepse aktin nuk e ka bërë Tasha.Në këto kushte, zonja tërheq denoncimin, por bën një deklaratë, ku pohon, se në atë cerdhe është ushtruar dhunë nga personeli. Gazetarja e “stop” pyet vetë Shpresën për këtë dhunë, por ajo e mohon. Më pas shkon në Bashkinë e Tepelenës, në zyrën e Agjensisë së Mirëqenies e Kujdesit Social. Arta Shaha, përgjegjëse e AMKS-së thotë, se këto kushte Bashkia do të ngrejë një komision të dytë, për rastin dhe do të vendosë kamera brenda ambientit të cerdhes, për të shmangur raste të tjera dhune.
Mbrëmë u zhvillua një koncert me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.Klintoni ishte atje e zhvilloi intervista me humor me qytetarë e personazhe Vip të ftuar në këtë përvjetor. Mes tyre ishin edhe këngëtarë të njohur të muzikës, si Irma Libohova, Merita Halili,Valbona Mema e Sinan Hoxha.
Pak orë pas publikimit në emisionin “Stop” të rastit të profesorit të muzikës Agron Bego, i cili ngacmonte seksualisht një nxënëse të shkollës së mesme artistike të Fierit, në këmbim të heqjes së mungesave, profesori i vetëquajtur Zhigolo, Agron Bego, 63 vjeç, ka rënë në pranga, pasi dyshohet, se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”. Ndërkohë në një shkresë të Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë së arsimit parauniversitar, DAR e ZVA Fier, i kërkohet drejtorisë së shkollës Jakov Xoxa” një listë me plot 8 detyra: nga pezullimi i mënjëhershëm nga puna i mësuesit Agron Bego, nisja e një hetimi administrativ dhe komisioneve të posacme për rastin, e deri te mbledhja e shërbimit psikosocial dhe asistencë psikologjike për nxënësen e ngacmuar seksualisht.I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë shkollës Jakov Xoxa,që ka pezulluar e ndërprerë mardhëniet financiare për pofesorin e kantos Agron Bego.Lidhur me rastin kanë reaguar edhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve CRCA/ECPAT.Në deklaratën për shtyp thuhet,se po ndiqet me shqetësim raportimi, i emisionit “Stop”, ndaj këto organizata do të kërkojnë urgjentisht një interpelancë me zonjën Shahini në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik.