Në redaksinë e emisionit Stop janë drejtuar shumë prindër të shqetësuar, për shkak se nuk mundet të regjstrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. Ne kemi evidentuar dy raste: në qytetin e Tiranës dhe në Patos. Aleksandër Allkanjari tregon, se bashkëshortja e tij e ka lindur djalin në datën 10 janar 2020. Ai i përket njësisë administrative nr, 4, dhe pasi ka dalë nga spitali, ka shkuar ta regjistrojë. Por atje i thanë, se nuk punon sistemi. Ndërkohë gruas së tij i duhet të dalë jashtë shtetit së bashku me fëmijën, por duhet që më parë ta pajisë më pasaportë. Pa folur që mosregjistrimi i privon edhe marrja e bonusit të bebeve.Tefta Caka nga Patosi,ka të njëjtin problem. Djali i saj është bërë baba në datën 27 nëntor 2019 dhe jeton në Milano, por i ka lënë prokurë zonjës, për ta regjistruar vajzën në Patos. Por zonjës Caka i kanë thënë, se adresa e djalit figuron Ruzhdie dhe jo Patos. Punonjësit janë përpjekur të lidhen me Drejtorinë, por nuk kanë mundur, pasi sistemi nuk punon. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile na u tha, se pas 30 vjetësh po futet sistemi i adresave në Shqipëri, i cili bën bashkë dy struktura, gjendjen civile dhe Urbanistikën e Bashkisë. Ky proces mesa duket, po krijon vështirësi për qytetarët.Edhe në Durrës, Asllan Alibejsi nga Romanati, nuk po regjistron dot nipin e tij, të lindur në 31 dhjetor 2019.Ndërkohë nipi i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe duhet të vizitohet, por i kërkojnë certifikatën e lindjes. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, e regjistruam Roaldon e vogël.
Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre, duke kërcyer e duke u dëfryer me nisjen e emisionit “Stop”, një kolazh i tyre transmetohet në fillim të programit.Medikamente mjekësore janë hedhur në kazanët e plehrave në zonën e Astirit në Tiranë. Një pëllumb po udhëton mbi një furgon, pa qenë e nevojshme të paguajë biletë.Një polic është fotografuar, duke kryer nevojat personale pas një kazani plehrash. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Ankesa e rradhës vjen nga prindër të fëmijëve, në kopshtin “3 dëshmorët”, Kavajë. Ata kërkojnë rikthimin e edukatores Lindmira Gjuzi, pasi fëmijët nuk pranojnë të shkojnë në kopsht. Prindërit tregojnë, se prej dy vjetësh fëmijët e tyre ndiqen nga edukatore Lindmira Gjuzi. Atë e kanë larguar padrejtësisht nga puna, edhe pse ishte e palodhur dhe kujdesej shumë mirë për fëmijët.Prindërit kanë bërë dhe një peticion, duke kërkuar rikthimin e Lindmirës, por ky veprim nuk është marrë parasysh nga Drejtoria e Kopshteve në Bashkinë Kavajë. Vetë edukatorja Gjuzi thotë, se në 26 dhjetor i ka ardhur vendimi për largim nga puna. Arsyeja është, mosrespektim i orarit të punës, ndërkohë që të gjithë e dinë rregullsinë e saj. Ajo thotë, se e dashuron punën, që bën dhe është shumë korrekte. Në Drejtorisë së Kopshteve Kavajë, na thuhet se ka një relacion për këtë edukatore, që shprehet, se ajo nuk respekton orarin. Drejtori Shpend Barameta thotë, se nga peticionet e prindërve, nuk rikthehet njeri dhe edukatorja e re është në punë.