Basha zbulon alibinë e paktit të 18 majit, ankand solidariteti në Stop.
Kryeministri Rama është ndalur në Mirditë gjatë fundjavës dhe ndër të tjera ka publikuar foton e ditës në profilin e tij në facebook. Ai është shfaqur në infokullën e Rubikut pas një kali dhe një gruaje mirditore mbi të.Kreu i opozitës Lulzim Basha duket se e ka gjetur alibinë e marrëveshjes së 18 majit me kundërshtarin politik Edi Rama.Gjatë një debati televiziv, Basha i tha Fatos Lubonjës, se doli nga cadra, pasi analistët nuk hynë në të.Më pas në studion e “Stop”, Edlira, një stiliste e njohur shpall ankandin me xhubleta, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për familjen Sorra.
Vlorë, policët shkojnë për kontroll droge, por grabisin magazinën?!…
Tomorr Demiraj, një qytetar nga Vlora tregon historinë e tij të pazakontë në “Stop”. Një mbrëmje policia e Vlorës ka zbarkuar në magazinën, që disponon Demiraj në fshatin Drashovicë për një kontroll lëndësh narkotike. Vetëm pak minuta më vonë Tomorri ka mbërritur në vend dhe ka gjetur derën e shqyer e po kështu kangjella e llamarina të shkatërruara.Versionin e Tomorrit e konfirmon edhe një dëshmitar.Në fillim efektivët policorë i janë ofruar me para në dorë, për të rregulluar dëmet, por Demiraj ka konstatuar, se ata kanë grabitur shumë pajisje me vlerë 10 mijë euro. Drejtori i policisë Vlorë, Gentian Sherifaj, në një bisedë telefonike thotë, se policët e tij kanë tjetër version, ndaj tani cështjen duhet të zbardhin të tjerë organe..?!
Laprakë, firma italiane le rrugën e pambyllur, pasi nuk u pagua.
“Stop” është ndalur në njësinë numër 11 në Laprakë, ku bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një firmë italiane Co.Get.SRL, nisën punimet për rehabilitimin e rrugës “Bajram Alia”. Afati për punimet ishte 6 muaj, por rruga ka mbetur e hapur dhe prej kohësh nuk punohet.Banorët ankohen dhe kërkojnë zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi.Një nga specialistët e urbanistikës në bashki, thotë, se ngërci është krijuar për shkak të problemeve gjyqësore që ka në Itali firma e huaj.Po kështu Arben Musai, koordinator i projektit pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës kanalizimeve shpjegon, se ka përfunduar 75% e rrugës në fjalë, por subjekti nuk është paguar e për pasojë është pezulluar puna.Sapo të zgjidhet ngërci ligjor mes shtetit shqiptar e italian, projekti i rrugës do të mbyllet.