STOP – 6 Shkurt 2018 EMISIONI 112 (SEZONI 3) – Stop
STOP

STOP – 6 Shkurt 2018 EMISIONI 112 (SEZONI 3)

“Inspektori” Rama në terren, nga shëndetësia tek arsimi…?!
Kryeministri Rama ditët e fundit është shfaqur në rolin e inspektorit të shëndetësisë dhe arsimit, ndërsa ka dalë për kontroll në institucione të këtyre fushave. Në fundjavë zoti Rama ishte në një ambulancë në fshatim Domgjon të Mirditës, ku nuk ishte lidhur energjia kurrë dhe shefi i qeverisë, solli dritat si me magji. Ndërsa dje kryeministri inspektoi shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, ku po eksperimentohet bërja e detyrave të shtëpisë në shkollë.Nga ana tjetër një nga drejtorët e shkarkuar nga Rama në takime të tilla, ish-drejtori i hipotekës Korcë, ka fituar me gjyq 10 paga dëmshpërblim. Ndërsa sistemi i mirëmbajtjes së regjistrit civil është sërish në kolaps.

Fushë-Krujë, një vit në qeli pa prova për një celular të gjetur.
Medi Karaj po qëndron në qeli, që nga marsi i vitit 2017. Por ai thotë, se është i pafajshëm dhe shpjegon të vërtetën e tij:Një vit më parë ndodhej në kafen e fshatit Halilaj në mbrëmje dhe rrugës për në shtëpi gjen një celular. Vetëm pasi mëson se qytetari Kledi Xeka ishte grabitur me armë dhe i kishin marrë makinën, dyshon dhe paraqitet në polici, ku deklaron dhe celularin. Por në këtë pikë nisi dhe odiseja e tij. I grabituri thotë, se nuk i njeh dhunuesit, e po kështu tre dëshmitarë provojnë, se Mediu ishte ne kafene me ta, kur ka ndodhur ngjarja. Megjithatë Medi Karaj ka një vit në qeli…?!

Fushë-Krujë, në qeli pa faj dhe i dhunuar gjatë marrjes në pyetje.
Saga e Medi Karajt nuk ka të sosur. Një vit në qeli, nuk është mëkati i vetëm që luhet në kurriz të tij. Ka dy procesverbale në të njejtën ditë nga ana e personit të dëmtuar, i cili në sallën e gjyqit ka thënë, se ata që e kanë grabitur ishin me maska, ndaj nuk ka idenë, se kush mund të jenë.Gjatë një telefonatë me gazetarin e “Stop” Mediu thotë, se gjatë marrjes në pyetje, ai është dhunuar me shufër hekuri e i është thyer gishti i këmbës. Cështja i ka kaluar Avokatit të Popullit,që ka siguruar raportin, që provon shenjat e dhunës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *