STOP – 2 Shkurt 2018 EMISIONI 110 (SEZONI 3)

Hitparade i absurdit shqiptar…!!!
Një tra është vendosur në vend të urës në Paper të Elbasanit. Në një pako llokume lëvizin krimba të gjallë, duke na “bindur” edhe një herë për sigurinë e lartë ushqimore.Në ambientet e okulistikës vijojnë rradhët e gjata.Në urgjencë nuk i bëjnë gjilpërën fëmijës, pasi pretendojnë se këtë urdhër kanë. Në kangjellat e shkollës “Pjetër Budi” digjen plehra për shtatë palë qejfe.Qytetarët kanë realizuar një foto-montazh me ekipin qeverisës të “super-rilindjes”. Janë këto disa nga situatat, që transmetohen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit”.

U martuan 24 vjet më parë, por duhet të hapin gjyq për aktin e martesës.
Lulash Muri një qytetar nga Shkodra, që jeton në Greqi, tregon në “Stop”, se e ka të pamundur të sigurojë një akt martese, edhe pse ai ka vënë kurorë me bashkëshorten në 18 tetor 1994. Nga martesa kanë dhe tre fëmijë, që kanë lindur në shtetin grek. Nga mungesa e certifikatës së martesës Lulashi thotë, se humb 900 euro në vit, që i takojnë fëmijëve.Gazetarja e emisionit takon 2 nga dëshmitarët e martesës së Lulashit. Xhan dhe Mire Fiku tregojnë, se cfarë mbajnë mend nga tetori ’94, kur cifti Muri, u lidh në martesë.Gazetarja shkoi në gjendjen civile të Gurit të Zi dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të gjendjes civile, por dokumenti i martesës së zotit Muri, nuk ekziston.Në këtë rast, zgjidhja mbetet vetëm gjykata…?!

Kushte ekstreme për familjen Sorra, presidenti i Spar, i ndërton shtëpinë.
“Stop” është ndalur në Kashar në familjen Sorra, e cila përbëhet nga 5 anëtarë: dy prindërit dhe tre fëmijë të mitur.Kushtet e jetesës janë të mjerueshme, e si të mos mjaftonte kjo, kryefamiljari, Ferit Sorra, vuan prej një viti nga tumori në mushkëri. Gruaja, Flore Sorra, thotë, se mezi siguron mbijetesën e familjes me 60 mijë lekë të vjetra në muaj. Të gjithë familjarët e kanë ëndërr të kenë një shtëpi, pasi ajo ekzistuese, po i ze brenda. Rjjeti i supermarketeve “Spar” dhe presidenti Samir Mane u angazhuan të bëjnë me shtëpi familjen Sorra.

Të Fundit