E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 107(Sezoni 6) 2 Shkurt 2021-Rasti Tire/ Mesazhet: te hengsha m… me jep pak uje, se po me dridhet trupi!

Prej kohësh drejtues të shtetit e shëndetsisë janë angazhuar të tregojnë, sesa të mira janë kushtet në spitalet Covid.Në kronikat e shpërndara nga makineria e propagandës shtetërore shfaqet personel mjeksor i përkushtuar dhe pacientë të kënaqur nga shërbimi. Por “Stop” ka sjellë së fundi një realitet tjetër.Pak ditë më parë transmetuam rastin e infermieres së spitalit Infektiv, Ronida Hysa, që grabiti paratë dhe kartën bankare të një pacienti, që ndërroi jetë në këtë spital. Po kështu ishte i bujshëm edhe rasti i sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, që merrte para nga vajza e një pacienteje, për t’i shërbyer të sëmurës. “Stop” ka siguruar mesazhet e të ndjerës, që i përgjërohej Tires për bukë e ujë, pasi kishte bërë edhe insulinën.

Mbrëmë në Shqipëri mbërriti një sasi vaksinash nga kompania Pfizer dhe kryeministri Rama dhe drejtues të shëndetsisë morën sot dozën e dytë të vaksinës.Klintoni ka dalë si infermier nëpër Tiranë dhe ka tentuar të vaksinojë banorët e kryqytetit. Nuk mungojnë përgjigjet e reagimet me humor nga ana e qytetarëvë, disa prej të cilëve janë të gatshëm të bëjnë vaksinën e të tjerë ngurrojë.

Rasti i Sabri Cekës nga Elbasani është i njohur nga të gjithë. Teksa shteti nuk ia mundësoi aget e domosdoshme, që ai të marrë medikamentet për hemofilinë A, zemërgjerësia e shqiptarëve i siguroi atij age për plot 2 vjet.Ne shkuam t’i dorëzojmë dy pakot e radhës.Njëra prej tyre erdhi nga Franca me dhuruese Lada Remila dhe tjetra nga një shqiptar tjetër jashtë atdheut.Sabriu falënderoi dërguesit dhe të gjithë shqiptarët, që, sic thotë ai, e kanë vënë dorën në zemër për të.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑