E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 105(Sezoni 11) 28 Janar 2026-Dekada neper gjyqe per pronen, ia zgjidh vec “Stop”-i, pse qau qytetari

Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar që, edhe pse fitoi pronën e tij në Gjykatën e Lartë, nuk arriti ta gëzojë për vite me radhë për shkak të mosveprimit të institucioneve shtetërore.Familja Huta ishte e pajisur me të gjithë dokumentacionin ligjor dhe certifikatën e pronësisë, por gjatë procesit të azhornimit në Bashki, u zbulua, se në truallin e tyre ishte ndërtuar një objekt pa leje nga familja Shkoza, ndërsa Sotir Shuka kishte ngritur një mur rrethues, duke zaptuar rreth 70 metra katrorë tokë.Pasi institucionet refuzuan të vepronin për prishjen e ndërtimit pa leje, Genc Huta iu drejtua shkallëve të gjyqsorit. Ai fitoi fillimisht në shkallën e parë, më pas në Apel, pas 10 vitesh në Gjykatën e Lartë, arriti të marrë vendimin final në favor të tij.Megjithatë, prona nuk u lirua.

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka shtyrë mbledhjen për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Shkak për shtyrjen është pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila po shqyrton, nëse Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka kompetencë të marrë masën e pezullimit ndaj zv/kryeministres.Ndërkohë, përpara Kryesisë së Kuvendit është zhvilluar një protestë e shoqërisë civile. Protestuesit i bënë thirrje Kuvendit që të mos mbrojë Belinda Ballukun dhe që çështja t’i lihet drejtësisë.Në shenjë simbolike, protestuesit hodhën çelësa në rrugë.

Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc Huta tregon, se dosja iu kalua zyrës përmbarimore “Albas”, me përmbarues Baftjar Neli, por vendimi u ekzekutua vetëm pjesërisht. Ndërkohë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk ndërhyri për prishjen e objektit pa leje, pavarësisht detyrimit ligjor për bashkëpunim, sipas nenit 523 të Kodit të Procedurës Civile.Situata u bë edhe më skandaloze, kur u konstatua, se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, kishte pajisur palën Shuka me dokument pronësie, në një kohë, kur çështja ishte ende në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë.Pas denoncimit në emisionin “Stop” dhe presionit mediatik ndaj institucioneve përgjegjëse, çështja mori zgjidhje. Familja Shkoza u detyrua të prishë vetë ndërtimin pa leje, duke liruar pronën e familjes Huta.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑