Stop-EMISIONI 105 (SEZONI 4) 24 janar 2019 Dorëzanë për një kredi pa dijeni, përmbarimi i bllokon pagën!


Erando Mucollari tregon në “Stop”, se shoqëria përmbarimore “Star” i ka bllokuar pagën, për llogari të një banke të nivelit të dytë. Ai rezulton dorëzanë për një kredi, në emër të qytetarit Alban Shkalla, për të cilën as që ka dijeni.Në zyrat e shoqërisë përmbarimore ka shumë qytetarë, që përballen me të njejtin problem.Pas interesimit të gazetares së “Stop” , shoqëria në fjalë i zhbllokon pagën qytetarit Erando Mucollari, por thotë, se ai duhet ta cojë cështjen në gjykatë, për të provuar, që nuk ka firmosur si dorëzanë për kredinë.

Perplasja institucionale le ne port pajisjet mjekesore per spitalin!

Projekti ndërkombëtar “Cure” që operon në fushën e shëndetit, ka sjellë një kontenier me ndihma në pajisje spitalore për spitalin e Kavajës, duke vijuar më pas me të tjerë spitale rajonal.Që nga 10 janari kontenieri ndodhet në Portin e Durrësit, pasi kërkohet pagesa e TVSH-së për zhdoganimin e pajisjeve në fjalë.Ministria e Shëndetësisë pretendon, se këto pajisje janë të përjashtuara nga pagesa e TVSH-së, por drejtoria e doganave nuk ka këtë interpretim.Si përfundim pas disa ditësh do të celet fondi i vitit 2019 për spitalin e Kavajës dhe ky i fundit do të mund të paguajë vlerën e TVSH-së për zhdoganimin e donacionit.

Korrupsioni në Ministrinë e Financave, në kerkim Mona Alickaj!

Sot u përkujtua 100 vjetori i ndarjes nga jeta për themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemali.Prej dy ditësh emisioni “Stop” ka denoncuar përmes kamerës së fshehtë rastin korruptiv në Ministrinë e Financave.Sot policia e Tiranës ka deklaruar shpalljen në kërkim për specialisten Mona Alickaj dhe procedimin nq gjendje të lirë për 67 vjecaren Manushaqe Selita.E para shfaqej duke marrë 1 milionë lekë nën dorë për një proces privatizimi, ndërsa e dyta kishte rolin e sekseres.Vetë ministria e financave pati një reagim të zbehtë pa masa konkrete. Nga ana tjetër, personi, që dha paratë për të marrë shërbimin, përmes një interviste tregon versionin e tij të ngjarjes, duke deklaruar, se është i gatshëm të dëshmojë edhe para institucioneve të drejtësisë.

Të Fundit