Dy kushërinj janë mashtruar nga shtetasja Verjana Gega të “Perla Agency”. Bëhet fjalë për një agjenci udhëtimi në dukje, që ka shpallur një njoftim për vende pune me kontratë në shtetin gjerman, në profilin e ndërtimit, në vitin 2018.Emiljan Vrapi, së pari, u interesua dhe i dha zonjës Gega 1800 euro, ndërsa ajo i premtoi, se do ta ndihmonte atë, të lidhte një kontratë pune.Nëse nuk do ta fitonte vendin e punës, apo të drejtën për vizë, Verjana Gega premtoi kthimin e shumës.Por kjo nuk ndodhi. Aplikimi iu refuzua Emiljanit, mirëpo Gega nuk ia ktheu kurrë paratë.Më vonë, pre e mashtrimit bie edhe kushëriri i Emiljanit, Alban Kodra.Ai pagoi 1650 euro dhe nuk vajti në Gjermani e nuk mori paratë.Verjana u thotë të rinjve njëherë, se kishte bashkëshortin rëndë me covid e më pas babain.Ajo detyrohet të pranojë, se paratë i ka shpenzuar për arsye shëndetsore, por do të marrë kredi, që t’i shlyejë.
Pas transmetimit në “Stop” të dhunës së një gruaje ndaj vajzës së saj 3 vjece, Shërbimi Social ka shkuar në qytetin e Durrësit, ku banon kjo familje dhe ka marrë kontakte, për të parë edhe gjendjen e të miturës. Luneda Sufali, Drejtoresha e Shërbimit Social na tregon mbi vështirësitë e rastit, që nga gjetja e adresës. Vendimi i gjykatës, sips saj, është bërë pengesë për marrjen në dorëzim të fëmijës. Në këto kushte, Shërbimi Social dhe Mbrojtja e Fëmijëve kanë marrë rastin në monitorim, deri në shprehjen e vendimit të Apelit Korcë.
Dy kushërinjtë e mashtruar, bashkë me gazetarin e “Stop” u drejtuan në Krimin Ekonomik, ku bënë kallzim për shtetasen Verjana Gega.Ne patëm edhe një komunikim me të në telefon, për shkak, se takimi fizik ka qenë i pamundur.Ajo vazhdon të premtojë kthimin e parave, madje duke thënë, se i ka kaluar në bankë, por në realitet asgjë nuk është bërë.Pas shumë ditëve dhe justifikimeve të saj, ka kaluar vetëm 2000 euro dhe nuk dihet, se kur do ua japë edhe pjesën e mbetur.