Eduart Peposhi i është drejtuar emisionit “Stop”, pas sekuestrimit të hotelit 5-katësh “Central Park”, në kuadër të një hetimi të ndjekur nga prokurorja e Sarandës, Hava Memko.Hetimi kishte nisur për vëllain e tij, Kujtim Peposhi, lidhur me punime në një objekt të vjetër, të identifikuar në dokumente me numër pasurie 3/191. Por gjatë verifikimeve në terren, përmendet hoteli “Central Park”, me numër pasurie 3/195.Familja thotë, se hoteli ka dokumente pronësie dhe leje ndërtimi në emër të Skënder Peposhit, ndërsa Bashkia Sarandë konfirmon, se Prokuroria ka kërkuar dokumentacion vetëm për pasurinë 3/191 dhe për Kujtim Peposhin.Avokati Arben Llangozi ngre pikëpyetje mbi procedurën, duke argumentuar, se qytetari duhej të pyetej dhe të paraqiste dokumentet. Sipas tij, gjykata ka hequr masën e sigurimit personal dhe pritet të kërkohet edhe heqja e sekuestros së hotelit.



