STOP-EMISIONI 104 (Sezoni 9) 25 Janar 2024- Live shorti i Albmarket, mësohen fituesit e 3 makinave Volswagen

Sot në studion tonë është hedhur live shorti i Albmarket.Të gjithë ata, që kanë blerë në rrjetin e supermarketeve Albmarket, produkte me vlerë fature 2 mijë lekë të reja në brandet partnere, janë bërë pjesë e këtij shorteu.Albmarket ka shpërndarë nga studio e emisionit “Stop” tre makina, dy volsvagen ID3, dhe një volsvagen ID4.

Sot në studion tonë është hedhur live shorti i Albmarket.Të gjithë ata, që kanë blerë në rrjetin e supermarketeve Albmarket, produkte me vlerë fature 2 mijë lekë të reja në brandet partnere, janë bërë pjesë e këtij shorteu.Albmarket ka shpërndarë nga studio e emisionit “Stop” tre makina, dy volsvagen ID3, dhe një volsvagen ID4.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ishim në zonën e Misto Mames, tek pallatet Cabej, për problematikën e qytetarin Astrit Maci, i cili është bashkëpronar në një ndërtesë 4 katëshe, e ndërtuar prej vitesh dhe e certifikuar.Ai tregoi, se vlera e shtëpisë ka shkuar 400 mijë euro dhe nga tërmeti i vitit 2019 u shpall me dëmtim Ds5, që do të thotë rrezikshmëri e lartë. Astriti bëri të gjitha procedurat dhe iu drejtua Njësisë Administrative nr 6, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Ikmt për prishjen e objektit. Gjithashtu mori dhe lejen e ndërtimit dhe do të merrte vlerën 80 milionë lekë të vjetra për rindërtim. Edhe pse ka kërkuar prishjen, ende nuk ka gjetur zgjidhje, pasi i kanë thënë, se duhet ta prishë vetë. Firmat ndërtuese nuk ia kanë marrë përsipër, pasi ka ngjitur banesa të tjera. Sot në ndërtesën e braktisur flenë të pastrehë, ose shkojnë përdorues të lëndëve narkotike.Atje ka shiringa të shpërndara, mbetje ushqimore, duke e kthyer ndërtesën në vatër infeksioni.Dy ditë pas transmetimit tonë, njëri prej përdoruesve të lëndëve narkotike ka ndërruar jetë në këtë godinë të rrezikshme në moshën 36 vjecare.Ne iu drejtuam bashkisë së Tiranës, e cila na tha, se për shkak të rrezikshmërisë së objektit, drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile i ka drejtuar shkresë Imt-së për të iniciuar shembjen e ndërtesës. Më pas, Imt në varësi të buxhetit, do të veprojë, ose do të kërkojë ndihmë nga një kompani e specializuar për ndërhyrje.

Të Fundit