STOP – EMISIONI 103

Shkodër, gjobë abuzive për mungesë të tahografit!
Mediat raportuan se në 3-mujorin e parë shpenzimet e qejfit u rritën me 62%. Në kryeqytet kopshtet po i nënshtrohen rikonstruksionit, duke bërë që në shumë prej tyre të ketë mbipopullim. Prindër e fëmijë ankohen dhe thonë, se nuk dinë se kur do të përfundojë kjo situatë. Ramadan Veliaj bën cdo ditë rrugën Postribë-Shkodër, por është gjobitur dhe ulur pike në patentë, për mungesë të tahografit. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shpjegon se për distanca të shkurtra nuk kërkohet tahograf.
 

Ksamil, babai i divorcuar kërkon fëmijët  e ikur në Gjermani. 
Erion Fataj nga Ksamili është divorcuar në vitin 2009, por ai tregon, se pa lejen apo prokurën e tij, ish-gruaja ka ikur në Gjermani me 2 fëmijët. Ai thotë, se me vendim të Gjykatës së Sarandës, duhet t’i takonte fëmijët në mënyrë periodike. Për problemin flet edhe avokati i tij Tartar Bazaj. Ndërsa Genc Merepeza, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, shpjegon rrugën që duhet të ndjekin personat e divorcuar në të tilla raste.
 

Pas 22 vjetësh pa kemp-Dhuna ndaj 80 vjecares.
Pas 22 vitesh Shkurte Shahut nga Kukësi i hiqet kempi. Ajo vuan nga një sërë sëmundjesh si gjendra teroide, veshkat, nanzimi dhe vonesa në zhvillimin mendor. Në Fushë-Krujë 80 vjecarja Pashke Ndrelala denoncon në “Stop”, se është dhunuar disa herë nga nusja e djalit.Për këtë arsye detyrohet të largohet nga shtëpia, ku nuk lejohet të hyjë nga e reja.

Të Fundit