STOP-EMISIONI 103 (Sezoni 9) 24 Janar 2024-“S’ka përgjigje Kadastra”, mashtrimi i noteres, shiti apartament me kufizim

Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra, tregon, se prej 11 vitesh ka blerë një apartament 2+1 në kompleksin Kompleksi Fishta, Edra 06 me administrator Sait Fishta. Por ajo nuk po pajiset me certifikatë. Zonja thotë, se ka paguar 58 milionë lekë dhe 3600 euro për pajisjen me hipotekë, që do ia bënte noterja Valbona Hajdari në vitin 2021. Pranvera tregon, se noterja vetëm justifikohet.

Ne takuam noteren Valbona Hajdari, e cila thotë, se ka aplikuar ëer certifikatë pronësie në Kadastër që në vitin 2021, por në sistem, sipas saj, nuk ka asnjë përgjigjie. Drejtori i Kadastrës së Shkodrës Deart Qorri na tregon, se noteres i ka vajtur përgjigje me postë manualisht në 12 gusht 2021 dhe ajo vetë e ka firmosur, që e ka tërhequr. Në përgjigjen e Kadastrës thuhet, se kjo pronë është me kufizime, që në momentin, që është shitur, dhe pa iu hequr kufizimet, nuk mund të regjistrohet.Me këtë fakt e përballim noteren Hajdari, e cila nuk di c’të thotë për shkeljen e saj ligjore.

Jemi vendosur në zonën e Picarit në Vorë, ku shkolla u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Deri në vitin 2021 nxënësit vazhduan të bënin mësim në këtë shkollë dhe në 2021 shkolla filloi rindërtimin. Shohim në tabelën orientuese, se afati i punimeve ka qenë 9 muaj e ndërkohë kanë kaluar tre vite. Nxënësit janë zhvendosur në një ndërtesë, që nuk ka ngrohje dhe fëmijët e kopshtit janë zhvendosur në një zyrë. Nëse shohim ndërtesën, që funksionon tashmë si shkollë për nxënësit e Picarit, ku xhamat janë të thyer, muret gjithë lagështirë dhe pa kushte për ngrohje.

Kryeministri Rama ndodhet në Madrid, për të marrë pjesë në një panair ndërkombtar turizmi. Rama i dhuroi një palë opinga kuq e zi homologut spanjoll Pedro Sancez, duke e porositur të mos i veshë, se janë thjesht për dekor.

Të Fundit