E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 102(Sezoni 11) 23 Janar 2026-Skualifikohen nga Akademia e policise me llafe, drejtori: te provojne vitin tjeter

Dy të rinj denoncojnë skualifikimin nga konkursi i Akademisë së Policisë, duke e cilësuar vendimin të padrejtë dhe të mbështetur në informacione të pavërteta mbi familjarët e tyre.Konkursi u zhvillua nga data 1 deri më 21 shtator për fazën e aplikimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndërsa provimet nisën më 9 tetor. Lista përfundimtare e fituesve dhe humbësve u shpall më 26 nëntor në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.Luzmila Marku, nga Mirdita, deklaron, se ka kaluar të gjitha fazat e konkurrimit, por është skualifikuar për shkak se, sipas Drejtorisë së Policisë Lezhë, vëllai i saj rezulton me precedent penal. Marku e mohon këtë pretendim dhe thotë, se disponon dokumentacion zyrtar, që vërteton, se vëllai i saj nuk është i dënuar.Një tjetër rast vjen nga Vlora. Drilon Runaj shprehet, se fillimisht është shpallur fitues, por më pas është skualifikuar për “mosplotësim të kritereve ligjore”. Pas ankimimit, i është komunikuar, se babai dhe një nga vëllezërit e tij rezultonin të dënuar, gjë që Runaj e mohon, duke deklaruar, se ka vërtetime zyrtare, që faktojnë të kundërtën.Lidhur me këto raste, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Ilir Mandro, deklaron se Akademia nuk ka kompetencë në përzgjedhjen e aplikantëve. Edhe drejtori i Kolegjit të Formimit Policor, Skënder Kalemi, thekson, se verifikimet kryhen nga komisariatet dhe drejtoritë përkatëse.Ndërkohë, zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, thotë, se nëse ekziston informacion nga strukturat policore, se një aplikant apo familjar i tij është i implikuar në veprimtari kriminale, skualifikimi është i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm për atë vit, duke i lënë kandidatët të aplikojnë sërish vitin pasardhës.

Duket se dashuria e kohëve moderne nuk ka më nevojë për takime romantike. Mjafton një robot, ose një inteligjencë artificiale, që të bën të komunikosh me të, pa u ankuar.Ne kemi pyetur qytetarët, nëse mund të bihet në dashuri, apo të ndjesh xhelozi me robotin dhe përgjigjet e tyre janë shumë argëtuese.

Ilir Koçi denoncon Bashkinë e Tiranës për zvarritje të pajustifikuar të lejes së ndërtimit. Ai thotë, se banesa aktuale, e ndërtuar prej 32 vitesh, është në gjendje të amortizuar dhe e pabanueshme, me lagështirë dhe rrjedhje uji gjatë reshjeve.Sipas Koçit, Bashkia e Tiranës e ka pajisur me lejen e sheshit, por prej muajsh mban pezull lejen e ndërtimit, pa dhënë asnjë përgjigje, ndonëse aplikimi është kryer nga një studio e licencuar. Denoncuesi shprehet, se në institucion nuk po merr asnjë sqarim dhe akuzon për mosfunksionim të administratës.I ndodhur përballë mungesës së përgjigjes, Ilir Koçi paralajmëron se, nëse leja nuk i jepet, do të detyrohet ta shembë vetë banesën, duke deklaruar, se është i gatshëm të përballet edhe me pasojat ligjore. Emisioni “Stop” i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me kërkesë zyrtare për sqarim lidhur me këtë rast, por ende nuk ka një përgjigje.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑