Emisioni “Stop” trajton sonte një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Mimoza Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar. Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.
Stop ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Cështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës.
Në nisje të vitit 2021, Klintoni u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, sesi ishte për ta viti 2020 dhe cfarë presin nga ky vit. Nuk mungojnë përgjigjet pikante nga ana e qytetarëve, të cilët e lidhin më së shumti vitin e shkuar me pandeminë dhe izolimin.
Në 6 janar u ndalëm në fshatin Derragjat të Shkodrës, pasi Florjan Halicukaj denoncoi vjedhjen e në datën 15 shtator 2020. Florjani solli edhe pamjet filmike, ku duken 2 djem, që ia kanë marë kalin. Ai bëri denoncim, por asgjë nuk u bë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kafsha ka një vlerë rreth 1 milionë lekë dhe me të ai mbante familjen.Inspektorin Naz Beqiri, tha, se ka filluar procedimi për këtë ngjarje, por grabitësit, sipas tij, nuk janë të zonës.OPGJ Kujtim Balia, deklaroi, se materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Por ne i jemi rikthyer kësaj ngjarjeje, pasi Florian Hilacukaj na tregon, se pas transmetimit në “Stop”, të nesërmen në mëngjes e ka gjetur kalin në shtëpi, të kthyer nga grabitësit.