Shtatë humbje jete nga COVID-19, bilanci i pandemisë shkon mbi 1,300 viktima në Shqipëri – Stop
Të Gjitha

Shtatë humbje jete nga COVID-19, bilanci i pandemisë shkon mbi 1,300 viktima në Shqipëri

Shtatë pacientë nga të sëmurët e shtruar në spitalet e Tiranës për COVID-19 humbën jetën gjatë 24-orëve të fundit duke bërë që bilanci total i pandemisë në Shqipëri të rëndohet më tej me mbi 1,300 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten se shtatë pacientët që humbën jetën ishin të moshave 59-75 vjeç nga Tirana, Dibra dhe Mati. Raportimi i sotëm konfirmon prirjen në rritje të pandemisë, njoftuar edhe nga autoritetet shëndetësore – të enjten qenë raportuar për pesë viktima dhe të mërkurën për katër.

Totali personave që kanë humbur jetën nga pandemia në Shqipëri shkon kështu në 1,303.

Paralelisht gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore kanë pikasur edhe 739 raste të reja me COVID-19 pas ,314 testeve të kryera – pozitiviteti 22.2%. Të enjten qenë diagnostikuar 678 raste dhe të mërkurën 670 (me pozitivitetin rreth 20%). Kështu totali i rasteve të pikasura në Shqipëri shkon në 70,655 raste.

Ministria raportoi gjithashtu për 469 raste shërimi nga COVID-19 duke e çuar totalin në 42,895 raste – 60.7% e totalit të të diagnostikuarve.

Aktualisht në katër spitalet e Tiranës, të përshtatura për shërbimin ndaj pacientëve me COVID-19, kanë 274 pacientë të shtruar, 23 prej së cilëve në terapi intensive – pesë në intubim.

Të paktën 26,457 persona (37.4% e të diagnostikuarve) janë ende me mbartje të virusit, ndërkohë që Tirana (me 15,452 raste), Fieri (me 1,974 raste), Durrësi (1,494 raste) dhe Shkodra (1,351 raste) janë qarqet më problematike.

Të enjten Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se dy javët e fundit ishte vënë re një prirje në rritje e rasteve të reja, kryesisht në grup-moshat 15-34 vjeç. Kjo prirje i nxiti ata të vendosnin për shtyrjen pa afat të masave kufizuese dhe detyrimin e vijimit të mësimit online në universitete.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *