E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

Stop -EMISIONI 100 (SEZONI 5) 17 janar 2020-Tirane/ 10 vjet pervoje, por e heqin nga Liceu, pasuesi nuk ploteson kriteret.

Mësuesi i kitarës në Liceun Artistik, Erjon Medha, denoncon heqjen e padrejtë nga puna, pas një karriere mbi 10 vjecare, në Lice dhe Akademinë e Arteve.Në maj 2019 i prishet kontrata e punës nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli dhe ai zëvendësohet me një tjetër mësues të kitarës, Mateo Basha. Ky i fundit nuk përmbush kriteret, për të qenë mësues, pasi masteri i tij profesional nuk e lejon të japë mësim, aq më pak si mësues në shkollën e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja”.Edhe pse jepen disa alibi për heqjen e Erjonit, duket, se e drejta është në anën e tij, pasi ai e kaloi edhe “pengesën” e futjes në portalin “mësues për Shqipërinë”.

Disa fëmijë janë filmuar nga prindërit, duke u argëtuar me emisionin “Stop”. Madje një prej tyre, ka filmuar pjesë nga emisioni, duke u vënë efekte Saimirit e Gentit dhe vajzave.Një lloj i ri karamelesh ka filluar të qarkullojë në treg. Quhen “balls” dhe tregojnë, se janë të mbushura.Një video e filmuar nga një qytetar tregon, se ujrat e zeza derdhen përmes një tubi shkarkimi në liqenin e Pogradecit.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit”.

Personazhi i kryeministrit Rama vjen sërish në “Stop”. Klintoni këtë herë, i veshur dhe i trukuar si kryeministri, ka shkuar në Vorë, për të inspektuar dëmet e tërmetit.Shprehjet, gjestet dhe gjithcka tjetër, që ofron Rama në daljet publike, e risjell edhe gazetari i “Stop”. Të nesërmen në të njejtën zonë shkon edhe gazetarja tjetër, që me mbështetjen e fondacionit “Firdeus” dhe kompanisë “Zepa natyral”,i vijnë në ndihmë dy familjeve: të Lirie Asllanajt dhe Shefki Hoxhës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑