STOP – EMISIONI 100 (SEZONI 2)

Në pranga mësuesja “Pro ISIS” e medresesë së Shkodrës.
Mësuesja e Medresesë së Shkodrës Emine Alushi, e shfaqur në videon e “Stop” duke predikuar pro ISIS-it, është arrestuar mëngjesin e sotëm dhe sjellë në Tiranë, për t’u marrë në pyetje.Ndërkohë drejtori i Medresesë, Kujtim Dervishi ka deklaruar, se politika e kësaj shkolle, është krejt tjetër dhe e kundërt me atë të shfaqur në video. Cështja e pishave të rrezikshme për automjetet, këtë herë shfaqet në aksin Lezhë-Milot. Drejtuesit e tyre shprehen, se ndjehen të pasigurtë në këtë aks.

Kalvari i të moshuarës, i vjedhin pensionin e autorizuar me postë.
E moshuara Hanishe Vladi ankohet në “Stop”, se kishte autorizuar që pensioni t’i vinte përmes postës në Kamëz. Në qershor 2015 shkon në Gjermani, ku qëndron 19 muaj.Në dhjetor 2016 kthehet dhe kërkon të tërheqë pensionin në postë. Por 10 muaj ishin gjendje, ndërsa 9 të tjerë ishin tërhequr.Si të mos mjaftonte kjo, psotieri i ngarkuar për dërgimin e pensionit, ka ndërruar jetë.

Jam Hanishe Vladi, jam 75 vjeçe. Në qrshor të 2015 – s kam ikur në Gjermani dhe jam kthyer në dhjetor të 2016 – s.  Shkova të marr pensionin dhe ma kishin marrë. Për të marrë pensionin kisha autorizuar një postier që ta ma sillte në shtëpi. Kur ika në Gjermani i thashë postierit që të më mbyllte pensionin. Ai më tha që do ta mbyll dhe për tre vjet e ke aty. 

Sa qëndrove ti në Gjermani?
Qëndrova 19 muaj. 

Pastaj vjen për të tërhequr pensionin?
Po vij edhe të tërheq pensionin dhe më thanë që 9 muaj t’i kanë marrë dhe 10 muaj i ke këtu.

Kush t’i ka marrë?
Nuk e di kush ma ka marrë pensionin. Ose postieri ose posta.

Më pas gazetarja e “STOP” u drejtua drejt Zyrës Postare numër 11, për të marrë një shpjegim se çfarë është bërë me pensionin e Hanishe Vladit.

Zonjës nga 19 muaj i kanë tërhequr pensionin dhe nga këto 9 muaj ia kanë marrë. Kush i ka tërhequr sepse unë këtu kam disa fletë nga posta juaj, por që kanë tre nënshkrime të ndryshme, pra nuk më korespondon asnjëra me tjetrën. Këtu kuptoj që është një tjetër firmë, pra firmat janë të ndryshme nga njëra – tjetra. Mund të më ktheni një përgjigje?
E kemi sqaruar, i kemi disponuar dokumentat. Kjo është detyra ime si kryetare zyre. Në lidhje me pensionin e ka tërhequr kush nuk e ka tërhequr apo kush e ka firmosur, nuk është përgjegjësi e imja. Unë kam të drejtë t’i jap postierit mandatet, me zarfin me lekë, i çon në shtëpi dhe në fund të ditës më kthen borderotë e firmosura ose jo. Nëqoftëse janë të pafirmosura i kthen mbrapsht, nëse janë të firmosura janë tërhequr lekët nga pensionisti. Jam unë, është arkëtarja, është postieri pastaj në momentin që firmos postieri përgjegjësia bie mbi të. 

Po si do t’i zgjidhet zonjës kjo gjë? Si do t’i marri ato 9 muaj që i kanë humbur? Cila është procedura? Ju si postë dilni jashtë përgjegjësive?
Po normal. Mua postieri nuk më ka thënë që zonja nuk jeton në Shqipëri.

Hanishe Vladi – Ju nuk keni të drejtë të mbyllni pensionin pa autorizim.
Autorizimet nuk i kam unë se nuk e tërheq pension këtu, po ju vjen në shtëpi. Unë ia jap postierit dhe është përgjegjësia e tij më pas. 

Po ku të drejtohet zonja? 
Të marrë një avokat, t’i shikoj dhe të studiojë verifikimin e firmave. Në momentin që do të më kërkoni dokumenta unë jam e disponueshme t’ia jap.

Drejtorja e shërbimit financiar në postë, thotë se procedura është e rregullt, por duhet provuar, se kush ka tërhequr paratë në emër të zonjës.

“Sapo u njoha me rastin në fjalë Drejtoria e Shërbimeve ngriti grupin e punës dhe e çoi në Zyrën Postare numër 11, ku u mor me verifikimin e situatës. Nga verifikimet e bëra rezultoi që mandat – pagesa është e firmosur, por se kush e ka firmosur këtë mandat ne sot pasi nuk kemi edhe palën tjetër, që është shpërndarësi, i cili ka ndërruar jetë para dy muajve, nuk e vërtetojmë dot. Do jenë organet kompetente që do të vendosin për këtë mandat. Nëqoftëse rezulton që mandati nuk është firmosur nga zonja atëherë Drejtoria e Shërbimeve do të bëj kompesimin e plotë të pensionit për periudhën që zonja pretendon që nuk e ka marrë.”

Saga e rrugës “Ramazan Bogdani”, e rregullojnë banorët e prishin institucionet.
Banorët e rrugës “Ramazan Bogdani” në kryeqytet ankohen, se e kanë ndërtuar rrugën vetë, por ia kanë prishur institucionet.Para 10 vjetësh bashkia hapi fondin për shtrimin me asfalt, ndërsa për pjesën tjetër dhe ndricimin kontribuan vetë banorët.Drejtorja teknike e UKT-së thotë, se e ka pasur në projekt ndërhyrjen në këtë rrugë, por kjo do të bëhet sapo të rregullohet koha.

Të Fundit